Këndvështrime artistike në galerinë “Kalo”

Apr 4, 2016 | 17:00
SHPËRNDAJE

Eros Dibra dhe Dea Tili hapën të premten në mbrëmje në galerinë “Kalo” ekspozitën me titull “Viewpoint”. “Ata janë njeri nga Veriu e tjetri nga Juglindja dhe vendosën çaste të ndryshme në kanavacë.

“Eros e shikon botën nga jashtë, ndërsa Dea e shikon atë nga brenda”, është shprehur Përparim Kalo, i cili i ka ftuar dy të rinjtë në galerinë e tij. Për artistin dhe pedagogun Gazmend Leka ata “ishin ndër të paktët studentë të shkëlqyer.

galerikalo-7-690x450

Vite më parë ata hynë në atelietë e shkollës që të mësonin rregullat e së vërtetës, por dolën nga kjo shkollë duke i thyer ato, e duke ndërtuar rregullat e ‘gënjeshtrës’, rregullat e gabimit, rregullat e së vërtetës së mbrame, rregullat e një bote iluzore, rregullat e qenies që vëzhgon të vërtetën, e botës materiale, për t’i përmbytur e për të ndërtuar rregulla të reja, ato të një botë shpirtërore që fshihet thellë në unin e tyre e që sapo kanë filluar ta zbulojnë”.

Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës morën pjesë edhe ambasadori i Gjermanisë, Hellmut Hoffman dhe kryetari i Prezencës së OSBE-së, Florian Rauning. Ekspozita “Viewpoint” do të qëndrojë e hapur deri në datën 24 prill në galerinë “Kalo” në Tiranë.

galeri kalo

Për Eros Dibrën, kjo nuk ishte ekspozita e parë. Ai është fitues i edicionit XXI të ekspozitës ndërkombëtare “Onufri”.

Ai u bë pjesë e programit “Artist in Rezidence” Düsseldorf, bashkëpunim i qeverisë shqiptare me atë gjermane në fushën e kulturës.

Ai u përzgjodh nga një juri gjermane mes shumë kandidaturave të tjera dhe qëndroi në kryeqytetin e Landit deri në fund të muajit mars. Ekspozita e tij ‘Plagët – Wunden” qëndroi e hapur deri më datë 24 mars.

galerikalo-11-690x450

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura