Këndoi himnin në sfidën ndaj Brazilit, mediat zvicerane akuzojnë Xhakën: Do të bëhet kapiten

Jun 18, 2018 | 8:34
SHPËRNDAJE

Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, i surprizoi të gjithë në fillimin e ndeshjes, pasi zgjodhi të këndonte himnin e Zvicrës. Ai e kishte bërë këtë gjë edhe në ndeshjen e fundin miqësore ndaj Japonisë, por për mediat zvicerane, Xhaka nuk e bën këtë gjë sepse e ndjen, por për shkak të interesit.

19f7e311-7258-11e8-87b1-f80f41fc63ce

Ata kanë hedhur hipotezën se Xhaka do të behet kapiten i Zvicrës në një të ardhme të afër dhe është ndërgjegjësuar me faktin që për t’u bërë kapiten duhet të këndosh edhe himnin. Mesfushori i Arsenalit është i treti në listë pas Lihtshtajnerit dhe Behramit dhe shiriti i kapitenit nuk duket shumë larg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura