Kendall dhe Kylie Jenner hidhen në gjyq për shkak të të brendshmeve me dantella

Jan 17, 2020 | 11:17
SHPËRNDAJE

E mendoni ndonjëherë se për një palë të brendshmesh mund të përfundoni në gjykatë? Epo kjo i ka ndodhur Kendall dhe Kylie Jenner.

Motrat e famshme paditur nga kompania Klauber Bros, Inc., që krijon dizajne origjinale të të brendshmeve me dantella si edhe veshje e tjera.

Kompania pretendon se miliarderja Kylie dhe supermodelja Kendall shkelën të drejtën e autorit duke vjedhur modelet e të brendshmeve nën emrinm “Kylie Shop” dhe “Kendall + Kylie”.

Në padinë e ngritur të mërkurën në Kaliforni, Klauber Bros, Inc. tregoi foto të modeleve që sipas tyre janë vjedhur nga dy motrat.

“Krahas pjesës së dantellave, elementët e tjerë si përbërja, paraqitja e modeleve janë thelbësisht të ngjashme,”- tha kompania.

Tani Klauber Bros, Inc. po u kërkon Kylie dhe Kendall të gjitha fitimet nga dy modelet e vjedhura.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura