“Kemi ulje-ngritje”/ Sarah Berisha rrëfen “vështirësitë” e lidhjes me Dj PM: Këtë verë thuajse s’kemi…

Sep 21, 2022 | 23:39
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Blogerja Sarah Berisha është mjaft aktive në rrjetet sociale ku zbulon detaje rreth saj, por së fundmi ajo ka folur në një intervistë për marrëdhënien e saj me Dj PM pas BBV.

sarahberisha

Teksa po fliste për partnerin e saj Dj PM dhe jetën e tyre pas BBV, Sarah tha: ” Jemi shumë mirë, tani ne bëjmë 10 muaj bashkë. Unë në fakt më shumë lidhjen e quaj pas Big-ut. Por me njohjen i bëjmë në nëntor. Marrëdhënia shumë mirë, ka ato uljet dhe ngritjet e veta. Duket tani shumë mirë, ka ato uljet ngritjet. Këtë verë thuajse s’kemi kaluar fare kohë bashkë sepse ai s’ka pasur kohë.”

Gjëja që e besdis më shumë te PM? Sarah tha se ai “gërreht shumë natën dhe të bezdis shumë saqë të nxjerr edhe gjumin.”

Pm, i cili nisi një romancë me blogeren brenda “Big Brother Vip”, ka folur si rrallë herë në një bisedë virtuale në Instagram për partneren e tij dhe planet për të ardhmen. Pak kohë më parë një ndjekës pyeti çiftin se kur kanë në plan të martohen ose të bëjnë një fëmijë së bashku. Dj Pm tha në përgjigjen e tij se martesa nuk është në planet e afërta të tij dhe Sarah, ndërsa shtoi se ende nuk e kanë menduar si gjë.

“Nuk e di, kur të vijë koha. Për momentin nuk është se e kemi bërë plan kështu që kur të vijë koha. Besoj që disa gjëra bëhen me kohën. Disa gjëra vërehen vetë. Por nuk e kemi menduar këtë pjesë, përkundrazi shumë shpesh tallemi me njëri-tjetrin “do të mbesim pa martuar”– shprehet ai në videon e publikuar në Instastory.

Sarah dhe Pm e vazhduan historinë e tyre larg syrit të publikut, pra jashtë BBV. Që pas daljes çifti janë treguar më të rezervuar sa i përket marrëdhëines së tyre, teksa në intervista të ndryshme kanë shprehur se dëshirojnë që ta mbajnë më private lidhjen e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura