‘Kemi shumë të vrarë, një armë e madhe në rrugë…’, ministri Lleshaj paralajmëron masa të rrepta në Kodin Rrugor: U hiqet licensa autoshkollave nëse…

Jan 17, 2020 | 11:29
SHPËRNDAJE

konferenca lleshaj

“Kemi shumë të vrarë në rrugët e vendit dhe ky numër duhet të ulet”. Ky ka qenë theksi që ka pasur e gjithë fjala e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj teksa prezantoi sot disa nga ndryshimet që propozohen në Kodin Rrugor.

“Sjellja agresive në rrugë është fenomen që bie në sy, ata që duan të tejkalojnë shpejtësinë bëjnë presion tek ata që duan të ecin normalisht, i turresh tjetrit me centimetra mbrapa që ta detyrosh të shmanget apo të eci shpejt.

Fëmijë që mbahen në prehër, sediljen e parë, në sediljen e pasme por pa karrigen e posacme, edhe fëmijët tanë duhet të kenë të njëjtën mbrojtje që nënshtrohet në vendet e tjera të BE”, tha ministri.

 

 

“Automjeti duhet të ketë një kartelë të tij që i shënohet gjitchka që bën, një historik, ka ardhur koha të shohim sa vlen një leje drejtimi”.

Ministri Lleshaj tha se autoshkollat duhet të jenë të akredituara dhe në rast se nxënësit e tyre konstatohen problematikë në rrugë, duhet t’u ulen pikët deri në heqjen e licensës.

“Nuk ka vetëm thashetheme por evidencë që autoshkollat nuk respektojnë detyrimin ligjor për të përgartitur shoferë të përgjegjshëm për të dalë me një armë të madhe në rrugë. Automjeti është një armë e madhe në vetvete.

Mendojmë të propozojmë zgjidhje për akreditimin e autoshkollave, të licensuara por edhe të akredituara, përballë një presioni ligjor publik që nëse nxënësit tuaj dëshmojnë paaftëësi edhe shkollat duhet të mbajnë përgjegjësi duke zbritur kreditet deri në një pikë që nxënësit tuaj krijojnë probleme për qytetarët.

Semafori njihet vetëm në Tiranë, në qytetet e tjera të mëdha të Shqipërisë nuk gjen sot ende një semafor, kaq mjafton ti themi cdo kryetari bashkie që ka ardhur koha për të investuar për dicka që i përket jo shek 21 por shek 20. Semafori duhet të mbërrijë në kryeqëzimet e rrugëve që nuk është ndonjë gjë e madhe.

Masa të fora e të ashpra do propozohen për përdorimin e automjeteve të blinduara. Nga analiza e policisë rezulton se janë në masë të madhe në përdorim të personave me rekorde kriminale dhe kjo situatë s’mund të vazhdojë të tolerohet e ta lëmë policinë në situatë të disfavorshme përballë kriminelëve. Policia nuk përdor makina tëe blinduara se nuk i ka, jemi në situatë që policia është në situatë të disfavorshme në rrugë, do propozohen masa të reja ligjore për ta kufuizuar në mënyrë drastike”.

Ministri tha se do futet edhe i quajturi testi “I idiotit”. “Duhen teste të vazhdueshme psikologjike dhe disiplinë me e madhe. Për rastet e drejtuesve që nuk sillen normal, do të bëjmë testin e idioteve që quhet në Gjermani. Ky test bëhet pasi një drejtues mjeti merr patentetën pasi përfundon periudhën e pezullimit të lejes së drejtimit, pasi duhet të shihet se nëse është i aftë psikologjikisht për ta ri-fituar lejen e drejtimit”-, tha ministri Lleshaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura