“Kemi shumë iniciativa rajonale, po humb thelbi i tyre”/ “Ballkani i hapur”? Abazoviç: Nuk e di a është rruga e duhur por duhet që…

Oct 16, 2021 | 20:16
SHPËRNDAJE

abazovic

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka folur për nismën rajonale “Openm Balkan” si dhe la të nënkuptohej një nismë të re mes vendit të tij, Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovins.

Në një intervistë për median TV21, ai shprehet se nuk është kundër iniciativave, por momentalisht kemi një inflacion të këtyre nismave duke bërë që të humbet dhe thelbi i duhur.

“Nuk kam asgjë kundër iniciativave, mendoj se kemi një inflacion të iniciativave dhe nuk arrihet ai që duhet të jetë thelbi”- tha Abazoviç për RTV21.

Sipas Zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, thelbi është mënyra se si të përmirësohet bashkëpunimi, i cili, shton ai, do të krijojë disa marrëdhënie më të qeta sesa janë aktualisht në të gjithë rajonin.

“Pra, nuk jam i sigurt se, nëse fillojmë me dy nisma, do ta gjejmë atë modalitet, sepse kemi arritur një rivalitet nismash. Unë nuk mendoj se kjo është mënyra e duhur, por ne duhet t’i japim atij një shans. Unë mendoj se duhet të bëhet një iniciativë që do të ishte funksionale dhe do të krijonte mundësi që bashkëpunimi të bëhet konkret” – tha Abazoviç.

Më tej ai tha se në Malin e Zi ka ende ndikim të madh nga Rusia dhe Serbia, por shtoi se askush nuk mund të ndryshojë politikën e jashtme dhe kursin evropian.

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një intervistë për TV21, ka folur edhe për tensionet e fundit në veri të Kosovës, dhe takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Abazoviç nëpërmjet TV21, dërgoi mesazh në emër të Qeverisë të Malit të Zi, se në secilin nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dëshiron të shoh paqe dhe lumturi. Ndër të tjera, vuri në dukje se i gjithë ndikimi negativ në disa prej ketyre vendeve transmetohet edhe në Mal të Zi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura