“Kemi qenë bashkë si për sukseset ashtu dhe për gjërat që pësuam nga regjimi”- Bujar Kapexhiu prek me fjalët për ndarjen nga jeta të Edi Luarasit: Është i dhimbshëm çasti, kur…

Dec 4, 2021 | 12:28
SHPËRNDAJE

Aktorja e njohur Edi Luarasi, u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 81-vjeçare duke lënë një boshllëk të madh jo vetëm brenda familjes së afërt, por në gjithë artin shqiptar.

bujar kapexhiu

Gjatë zhvillimit të homazheve për artisten, aktori i njohur Bujar Kapexhiu u shpreh në një prononcim për News 24 se nga qielli i artit shqiptar u shkëput ylli më i shndritshëm.

Kapexheiu teksa shprehu dhimbjen që ndjen për të folur për kolegen e tij, shtoi gjithashtu se ata të dy kanë qenë gjithmonë bashkë, si për ovacionet dhe suksesin në skenë, ashtu edhe për gjërat e tjera të cilat i pësuan nga regjimi.

“Është i dhimbshëm çasti kur të takon të flasësh për një njeri të dashur që largohet nga kjo jetë. Edi Luarasi, një nga aktoret më të shquara nuk është më, por padyshim që ka lënë gjurmë të thella në ekran dhe në teatër dhe do jetë e paharruar gjithmonë.

Nga qielli i artit shqiptar, u shkëput ylli më i ndritshëm, për të bërë dritë në parajsë. Jam i sigurt se shumë dhimbje kanë për miqtë e kolegët e saj, por edhe spektatorët. Me atë që ajo ka lënë ajo do mbetet e paharruar për të gjithë.

Ka qenë një bashkëpunim shumë i ngushtë. Kemi qenë të dy bashkë dhe për duartrokitjet, ovacionet, suksesin, por edhe të tjerat gjëra që pësuam nga regjimi”, tha Kapexhiu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura