‘Kemi prostitutat më të bukura në botë’, ish-shefi i FBI nxjerr bisedat sekrete të Putin dhe Trump

Apr 20, 2018 | 12:04
SHPËRNDAJE

“Kemi prostitutat me te bukura ne bote”. Kjo eshte nje nga deklaratat e fshehta qe Putin i ka thene presidentit amerikan Donald Trump, sipas nje dokumenti sekret te nxjerre nga ish-drejtori i FBI James Comey, shkruan FT.

putin trump

Shkresa, e botuar nga Associated Press, erdhi pas takimit që Comey kishte me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë në shkurt 2017, pak javë pas inaugurimit të tij si president.

“Ai nuk tha se ne cfare takimi ia kishte thene saktesisht Putini kete gje”- shkuan Comey në memo, pjesët e të cilave janë redaktuar.

Botimi i shkreses vjen pasi Departamenti i Drejtësisë i ka dhënë kopje Kongresit pas kërkesave të ligjvënësve republikanë.

Trump e ka quajtur vazhdimisht ish shefin e FBI-së një gënjeshtar dhe ka kundërshtuar përmbajtjen e memorandumeve, të cilat Comey ka thënë se i ka shkruar menjëherë pas takimeve me presidentin. Më parë këtë javë, Trump shkroi ne twitter se gjithe shkresat e pretenduara ishte “fake”.

Shtëpia e Bardhë nuk ka kthyer pergjigje per ndonje koment lidhur me keto akzua dhe pretendime. Dokumentet merren me ngjarjet që Comey ka detajuar në dëshminë e tij për Kongresin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura