“Kemi pësuar shumë nga penalltitë”, flet Sarri: Ndeshja ndaj Xhenoas nuk do të jetë e lehtë

Oct 29, 2019 | 15:56
SHPËRNDAJE

Juventusi do të presë në shtëpi Xhenoan ditën e nesërme, në një ndeshje ku bardhezinjtë do të kërkojnë vetëm tre pikët.mauricio sarri

Në këtë sfidë “Zonja e Vjetër”, vjen pas barazimit ndaj Leçes, dhe padyshim një hap tjetër fals nuk do të ishte i mirë.

Në prag të kësaj ndeshje në konferencë për shtyp ka dalë trajneri Muaricio Sarri, i cili shprehet kjo do të jetë një ndeshje shumë e vështirë: “Skuadra po bën mjaft mirë. Jemi përshtatur me një mënyrë të re loje, atëherë është e qartë se kemi shumë për të përmirësuar. Mendoj se ne kemi më shumë potencial për tu rritur si skuadër.

Pjaniç nuk vuan më dëmtimin, por vetëm një lodhje. Dje ai nuk ishte në gjendje të punonte me skuadrën njëjtë si Higuaini. Daglas Kosta u bashkua ditën e djeshme me ekipin, por ai ka bërë pak stërvitje me pjesën tjetër të grupit. Në ndeshjet e fundit ne kemi pësuar më shumë gola nga penalltia. Duhet ta kemi parasysh këtë.sarri

Kundër Xhenoas do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Renditja e tyre nuk është aspak e njëjtë me atë që ata kanë treguar në fushë. Kanë cilësi të mira teknike dhe sulmues të rrezikshëm.”, përfundoi tekniku italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura