“Kemi pasur overdozë informacionesh” – shqiptarja flet nga Italia: Milano është bërë shkretëtirë. Supermarketet janë boshatisur (FOTO)

Feb 24, 2020 | 13:35
SHPËRNDAJE

Shqiptarja që jeton prej vitesh në Milano, Lydra Arkaxhiu ka treguar se si është situata aktuale në Itali, pas evidentimit të qindra rasteve me koronavirus dhe tashmë që numri i viktimave ka shkuar në 5.

pjimage - 2020-02-24T122013.089

Arkaxhiu thotë se pas overdozës së informacioneve që qytetarët italianë kanë marrë ditën e djeshme, sot Milano është kthyer në një shkretëtirë.

Gjithashtu ajo pohon për News24 se njerëzit kanë boshatisur supermarketet, ndërsa niveli i tensionit vazhdon të rritet nga momenti në moment.

“Unë sot shikoj diferencën. Dita e djeshme ka qenë shumë e vështirë sa i përket lajmeve se kemi patur overdozë informacionesh, por edhe për sa i përket që unë punoj për një ndërmarrje sigurimesh dhe zyra jonë e personalit ka nisur shumë komunikacione me e-mail për sa i përket koronavirusit. Sot erdha në zyrë sepse nuk jam në zonat e kuqe, por Milano është shkretëtirë nëse e krahasojmë me ditët e tjera. Unë marr trenin Metropolitano dhe e shoh.

Sa i përket transportit publik po vijon rregullisht, ndërmarrjet kanë bllokuar totalisht për 7 ditë punën që banojnë zonat e kuqe. I është ndaluar hyrja nëpër zyra. Kolegët e tjera punojnë nga zyra. Ndërmarrja ne na ka ftuar që të marrim 2 ditë punë nga shtëpia. Kur arrita personeli ishte poshtë që na mat temperaturën dhe kemi edhe mjekë në ndërmarrje.
Vjen mjeku dhe infermieri aty ku jemi nëse ndjejmë veten me temperaturë.
Në Lombardi ka të paktën mbi 10 komuna që janë të bllokuara, pra nuk lejohet as hyrja dhe as dalja, ka postblloqe policie. Në Milano ka shkuar numri 100, 112 dhe po rritet.
E konfirmoj, isha në supermarket dje dhe ishte e pamundur t’ju afroje atyre. Njerëzit prisnin dy orë në radhë për të blerë ushqimet bazë. Vazhdojnë kërkimet, nuk është e thjeshtë pasi u zbulua ndoshta mbasi virusi ka qenë prezent në Itali dhe për doktorët dhe kërkuesit që merren me kërkimin e pacientit zero është shumë e vështirë, nuk kemi të reja sa i përket identifikimit të pacientit zero. Niveli i tensionit vijon të rritet çdo minutë”, tha Arkaxhiu.

milano supermarket milano milano supermarket milano 1 milano 2 milano 3 milano 4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura