“Kemi paguar aq taksa sa të kemi aspiratorin tonë personal”- Mjeku urolog: Kur të jem rëndë nuk dua të ma bëni tamponin… Do kem infektuar gjithë lagjen

Jul 6, 2020 | 20:58
SHPËRNDAJE

Artan Koni-kritikatMjeku urolog, Artan Koni ka reaguar për situatën e krijuar nga koronavirusi në vend. Kirugu ka kritikuar zyrtarët e ISHP-së për numrin e ulët te testimeve që po kryhen në Shqipëri, duke thënë se jemi të fundit në rajon.

“Gjate 3 muajve te fundit kemi dëgjuar nga ISHP-ja se nuk ka mungese testimesh, se testimet behën fiks aq sa duhet, se gjurmimi i rasteve behet konform rregullave…nga ana tjeter kemi shifrat zyrtare te OBSH-se. Jemi vendi i fundit ne Europe per sa i perket numrit te testimeve per 1 milion banore…vetem 8941. Kroacia rreth 20.000, Bosnja Maqedonia e Greqia rreth 30.000, Serbia rreth 50.000 testime per 1 milion banore”, thekson ai.

Sipas Konit, shqiptarët dhënë aq shumë taksa sa që i bie të kenë paguar për të patur një aspirator personal. Ai shkruan se qeveria po ndjek strategjinë që fajin e ka populli, ndërkohë që vatra e infeksionit u bë vetë Qendra Spitalore Nënë Tereza.

“Qeveria kishte mundësi qe gjate këtyre 3 muajve te shtonte ndjeshëm kapacitetet spitalore per përballimin e situatës…por shohim qe kapacitetet jane relativisht njesoj si me pare…përveç donacioneve te 5 apo 10 aspiratoreve nga disa qeveri evropianë, te cilat i falënderojmë sepse nuk na e kane per borxh. Ne paguajmë taksa sa per te pasur gjithsecili aspiratorin personal, jo më te kemi neper spitale mungesa mjetesh elementare si dorezat, maskat apo solucionet disinfektuese.

Prisnim qe, fjala bie, fasoneria e Shkodres te ishte probabilisht vater e madhe infeksioni sepse (me demek) njerëzit qe punojnë aty nuk jane aq te pergjegjshem sa duhet…por pame qe vatra e infeksionit me e madhe ne vend ishte spitali i vetem universitar qe kemi.

Pas 3 muajsh gjendje te jashtëzakonshme dhe kufizime lirie nga me absurdet, qeveria sillet me nje strategji te përgjithshme te tipit “e ka fajin populli”. Po ne QSUT kush e pati fajin, doktoret??”, thekson Koni.

Më tej, mjeku urolog thekson se Komiteti i COVID, duhet të përbëhet nga ekspertë dhe jo nga persona partiak.

Ai shkruan se kur të “jetë rëndë s’do ketë nevojë më për t’ia bërë tamponin”.

“Perse prokuroria shqiptare nuk nis një hetim te tille, perderisa numri i rasteve po shtohet frikshem? Apo prokurorine e kemi vetem per t’ju sulur spitaleve private te cilet donin t’i benin tamponin atyre individëve qe ishin te interesuar per kete sherbim dhe 127-a i thonte “nuk je aq rende sa te besh tamponin” ?! Po normal, kur komiteti i COVID-it perbehet nga partiake dhe jo profesioniste te fushes, vetem keshtu lloj keshillash mund te presesh. Kur jam shume rende, mos ma bej tamponin fare, e kuptoj vete çfarë kam…dhe nderkohe ia kam shperndare infeksionin gjithe lagjes.

Ndërkohe qe populli digjet nga COVID-i, qeveria krihet duke shpalosur projekte 3D te akseve rrugore nga me te cuditshmet. Hera e pare ne keto 40 vjet qe degjoj per aksin Milot-Fier…por nderkohe Shqiperia konsiderohet vend ku pandemia ka dale jashte kontrollit. Kjo eshte arsyeja perse 1 miliard kineze shetisin lirshem neper Europe, kurse 2 milione shqiptare nuk shkojne dot as te komshiu poshtë”, thekson Artan Koni.

Statusi i plotë i Artan Konit

COVID-19 ne renie te lire !!

Gjate 3 muajve te fundit kemi dëgjuar nga ISHP-ja se nuk ka mungese testimesh, se testimet behën fiks aq sa duhet, se gjurmimi i rasteve behet konform rregullave…nga ana tjeter kemi shifrat zyrtare te OBSH-se. Jemi vendi i fundit ne Europe per sa i perket numrit te testimeve per 1 milion banore…vetem 8941. Kroacia rreth 20.000, Bosnja Maqedonia e Greqia rreth 30.000, Serbia rreth 50.000 testime per 1 milion banore.

Qeveria kishte mundësi qe gjate ketyre 3 muajve te shtonte ndjeshem kapacitetet spitalore per perballimin e situates…por shohim qe kapacitetet jane relativisht njesoj si me pare…pervec donacioneve te 5 apo 10 aspiratoreve nga disa qeveri europiane, te cilat i falenderojme sepse nuk na e kane per borxh. Ne paguajme taksa sa per te pasur gjithsecili aspiratorin personal, jo më te kemi neper spitale mungesa mjetesh elementare si dorezat, maskat apo solucionet disinfektuese.

Prisnim qe, fjala bie, fasoneria e Shkodres te ishte probabilisht vater e madhe infeksioni sepse (me demek) njerezit qe punojne aty nuk jane aq te pergjegjshem sa duhet…por pame qe vatra e infeksionit me e madhe ne vend ishte spitali i vetem universitar qe kemi.

Pas 3 muajsh gjendje te jashtezakonshme dhe kufizime lirie nga me absurdet, qeveria sillet me nje strategji te pergjithshme te tipit “e ka fajin populli”. Po ne QSUT kush e pati fajin, doktoret ??

Ne keto muaj pandemie vazhduan normalisht pagesat per PPP-te si sterilizimi e inceneratoret e plehrave, apo u bene tendera te rinj per sherbime sekondare, me nje vlere te fryre. Edhe per keto populli e ka fajin ?? Me keto para, mund te ishte perballuar shume me mire e gjithe kjo situate.

Nese faji eshte vetem i popullit, perse kryeministri i Italise thirret ne prokurori per te deshmuar rreth masave te marra nga qeveria e tij? Perse kryeministri i Frances u shkarkua nga detyra dhe tani perballet me drejtesine franceze nese e ka menaxhuar sic duhet situaten e pandemise, apo jo ?? Perse prokuroria shqiptare nuk nis nje hetim te tille, perderisa numri i rasteve po shtohet frikshem? Apo prokurorine e kemi vetem per t’ju sulur spitaleve private te cilet donin t’i benin tamponin atyre individeve qe ishin te interesuar per kete sherbim dhe 127-a i thonte “nuk je aq rende sa te besh tamponin” ?! Po normal, kur komiteti i COVID-it perbehet nga partiake dhe jo profesioniste te fushes, vetem keshtu lloj keshillash mund te presesh. Kur jam shume rende, mos ma bej tamponin fare, e kuptoj vete cfare kam…dhe nderkohe ia kam shperndare infeksionin gjithe lagjes.

Ndërkohe qe populli digjet nga COVID-i, qeveria krihet duke shpalosur projekte 3D te akseve rrugore nga me te cuditshmet. Hera e pare ne keto 40 vjet qe degjoj per aksin Milot-Fier…por nderkohe Shqiperia konsiderohet vend ku pandemia ka dale jashte kontrollit. Kjo eshte arsyeja perse 1 miliard kineze shetisin lirshem neper Europe, kurse 2 milione shqiptare nuk shkojne dot as te komshiu poshtë.

Disa mund te thone “iku kjo pune tani”. Une them “me mire vone se kurre”. Duhet urgjentisht te ngrihet nje grup pune me profesioniste jo-partiake, duhen anulluar te gjithe koncesionet jo te domosdoshme, duhet subvencionuar biznesi qe t’i zbatoje rregullat pa pasur friken e falimentimit…shkurtimisht duhet krijuar nje strategji e mirefillte te cilen qeveria ta zbatoje pa i hequr presjen. Eshte e thjeshte fare, duhet vetem vullnet politik. Per keto probleme te rendesishme duhet te ngreje zerin nje minister shendetesie i pergjegjshem.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura