“Kemi pagat më të ulëta në rajon dhe çmimet më të larta”- Meta: Nafta në bursë ka shkuar në nivelet e para luftës, këtu vazhdon të rritet

Aug 18, 2022 | 19:33
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, atakoi këtë të enjte qeverinë për mosmarrjen e masave për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në lidhje me rritjen e çmimeve. Gjatë një takimi me strukturat e PL-së në Elbasan Meta theksoi se Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon, ndërkohë që ka taksat dhe çmimet janë më të larta.

Si referencë ai mori çmimin e naftës për të cilin tha se në bursë ka shkuar në nivelet e përpara luftës, ndërkohë që në Shqipëri vijon të rritet.

“Kemi nivelin më të ulët të të ardhurave për banorë, 50% më pak se Serbia, ndërkohë që më përpara i kemi patur më të larta se ata.

Kemi nivelin më të ulët të pagave dhe çmimet më të larta. Kemi taksat më të larta në rajon dhe kjo është arsyeja pse investitorët e huaj nuk vijnë këtu. Vijnë vetëm ata të Ndraghetas dhe ataa që duan të pastrojnë paratë.

Shikoni si sillet qeveria me çmimin e naftës. Në bursa çmimi është ulur në nivelet e përpara luftës në Ukrainë, ndërkohë që këtu çmimi vijon të mbetet në nivelet më të larta.

Mali i Zi bën 50% të uljes së akcizës për naftën për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, këtu asnjë asnjë masë”, tha Meta.

Ai shtoi: “Kemi një situatë kritike që e ndien çdo familje. Vaji i lulediellit është dyfishuar.

Më tha dhe një artistë që merr 3 milionë lekë në muaj më dridhet dora të marr 4 mijë lekë vajin e lulediellit dhe jo një familje që merr 300-400 mijë lekë”

Gjithashtu gjatë fjalës së tij Meta shtoi se në një situatë kritike ndodhet dhe bujqësia, të cilës kostot e prodhimit i janë dyfishuar për shkak të rritjes së çmimit të imputeve bujqësore dhe karburantit.

Sipas kret të PL-së fermerët janë lënë të vetëm pa asnjë ndihmë pasi subvencionet u shkojnë pronarëve të inceneratorëve.

“Rrritja e çmimeve të imputeve bujqësore dhe karburantit ka dyfishuar kostot e prodhimit. Ju e dini shumë mirë se skemat e subvencionimit janë më minimalet në rajon aq sa janë edhe selektive. Fitojnë nga fondet e AZHBR-së persona të lidhur me inceneratorët dhe u shkon kot mundi tërë atyre personave që merren me bujqësi. Vetëm nga rritja e karburantit bujqësia ka marrë një kosto shkatërrimtare. Rritja e shpenzimeve të fermerëve për naftën është me 520 milionë euro, imagjinoi dëmet shkatërrimtare që i shkaktohen familjeveqë jetojnë përmes këtij sektori”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura