“Kemi nevojë për një organizim të ri”/ Taulant Balla takim me strukturat e PS në Lushnje: Ja prioritetet tona në qarkun e Fierit

Oct 20, 2021 | 18:51
SHPËRNDAJE

taulantballalushnje

Kreu i grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla ka zhvilluar një takim këtë të mërkurë me strukturat e PS-së në njësitë administrative Allkaj, Burbullimë, Krutje dhe Kolonjë në Lushnje.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Balla shkruan se PS ka nevojë për një organizim të ri të partisë në çdo cep të territorit.

Sipas tij, 3 janë fokuset e PS-së në qarkun e Fierit, thellimi i barazisë gjinore, përthithja e sa më shumë të rinjve dhe vendosja e piketave organizative për zgjedhjet vendore të radhës.

I pranishëm në mbledhjen e zhvilluar ishte dhe ish-zv.kryeministri Erion Braçe, tashmë deputet socialist në qarkun e Fierit.

Postimi i Taulant Ballës:

Lushnje. Bashkë me Erionin, Eriseldën dhe Gentin vijuam takimet me strukturat e Partisë Socialiste në njësitë administrative Allkaj, Burbullimë, Krutje dhe Kolonjë. Është koha e duhur për një analizë të plotë të rezultateve ndër vite si dhe në marrëdhënie me objektivin elektoral, sikurse është evidente që kemi nevojë për një organizim të ri të partisë në çdo cep të territorit.

Në qarkun e Fierit jemi në një moment të rëndësishëm për një hapje më të madhe dhe reale të Partisë Socialiste: me fokus në thellimin e barazisë gjinore, në përthithjen e sa më shumë të rinjve, në vendosjen e piketave tona organizative për zgjedhjet vendore të radhës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura