“Kemi ndryshim kursi, ka kontradiksion”- Fatos Lubonja: Opozita u dorëzua ndaj sistemit

| 21:49
SHPËRNDAJE

 Analisti Fatos Lubonja tha se opozita e bashkuar që bëri marrëveshje me qeverinë për reformën zgjedhore, ka disa kontradiksione në retorikën e saj.

I ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, Lubonja u shpreh se opozita është dorëzuar përballë sistemit, kurse ka shtuar se kjo opozita po ashtu ka bindur ndërkombëtarët se në Shqipëri ka një regjim.

lubonja-ne-real-story-770x433

Opozita e ka denoncuar Edi Ramën se ka lidhje me krimin dhe prandaj nuk ka zgjedhje të lira në Shqipëri. Kështu ka thënë opozita. Kjo opozitë donte qeveri teknike. Opozita tha se me protesta masive do të rrëzojë Edi Ramën dhe do të sillte qeverinë teknike. Unë mendoj se kemi ndryshim kursi. Ka kontradiksion. Na del një term i rëndësishëm që quhet reformë zgjedhore.

Bylykbashi na e bëri sikur kjo reforma zgjedhore do të rregullojë gjithçka në Shqipëri. Aksioni që bëri opozita ishte pozitiv sepse bindi ndërkombëtarët që këtu kemi të bëjmë me një regjim. Mendoj se opozita ka edhe retorikë. Këtu kemi të bëjmë me një dorëzim të opozitës ndaj sistemit. Kjo opozitë tha se do ta rrëzojmë sepse Rama është ilegjitim, kurse tani na doli reforma zgjedhore që u rrëzuaka me rrugë institucionale. Bylykbashi tha se kriza po thellohet, atëherë pse duhet të flasim për negociata, sa kohë nuk i meritojmë. Opozita ka bërë vetëm rolin e fasadës”, tha Lubonja.

 

 

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.