“Kemi ndarë 1.5 mln euro për banorët e prekur nga tërmeti në Durrës”- Shefqet Kastrati thirrje: Nuk është dita të kursejmë

Nov 28, 2019 | 17:39
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kastrati Grup, Shefqet Kastrati thotë se ai dhe familja e tij është thellësisht e prekur nga tërmeti tragjik që goditi Durrësin dhe Thumanën.

shefqet_kastrati

Ai thotë se familja e tij ka ndarë 1.5 milion euro për banorët e prekur, ndërsa shton se që nga momenti i tragjedisë ka vendosur të mos presë asnjë faturë në Rrugën e Kombit.

Reagimi:

Tragjedia Shqiptare më ka tronditur thellësisht mua dhe familjen time, bashkë me vëllezërit e mi. Jemi munduar të ndihmojmë e të lehtësojmë sa mundemi këto ditë. Si gjithnjë – pa zhurmë. E kam dhënë në çast urdhrin e mos marrjes së asnjë kokërr leku nga askush që ka kaluar nëpër Rrugën e Kombit për ndihmë.

Pa bërë asnjë publicitet, sepse gjithmonë kam ecur me parimin: “Kur ndihmon një rob të Zotit në nevojë, duhet ta shohë veç ai Lart!”.

Unë dhe familja ime kemi ndarë 1.5 milionë euro që kjo dhimbje e madhe që të lehtësohet sado pak.

Vendosëm ta bëjmë publik kontributin tonë për familjet e tërmetit vetëm që t’i bëjmë thirrje atyre që kanë më shumë se të tjerët: Kjo s’është dita të kurseje asgjë shqiptari që ka shumë për shqiptarin që ka humbur gjithçka!

Ngushëllime familjarëve që humbën njerëz në këtë katastrofë dhe Zoti i Madh qoftë me Shqipërinë e plagosur!

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura