“Kemi mangësi në disa pozicione”, flet Konte: Sot kishim dëshirë të madhe për të fituar, Vidal ka dhënë gjithçka…

| 18:28
SHPËRNDAJE

Interi mposhti në shtëpi Spalin ditën e sotme me rezultatin 2-1, duke marrë kështu kreun e renditjes pas barazimit të Juventusit ndaj Sasuolos.150235826-d6037db1-8bf1-4c08-9791-67ce7497dee5

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, për mikrofonat e “Sky Sport” ka folur Antonio Konte, i cili është shfaqur i kënaqur me ekipin e tij. “ Ne kemi punuar shumë që nga dita e parë pa u mërzitur, dhe mendoj se kemi bërë një punë të shkëlqyer. Ne duhet të rritemi akoma më shumë si ekip, është për të ardhur keq që rrezikojmë kaq shumë, kur mund ta kishim mbyllur ndeshjen më parë.

Sot kishim një dëshirë të madhe për të fituar, dëshironim të shfrytëzonim gabimin e Juventusit. Megjithatë ne duhet ët shikojmë vetëm veten tonë, dhe të vazhdojmë procesin tonë të rritjes si ekip.

Merkato e janarit? Nuk mendoj se është e drejtë, që të flasim  që tani për merkaton e janarit. Në disa pozicione kemi mangësi të mëdha, por unë kam marrë përgjigje të shkëlqyer nga të gjithë. Për merkaton mund t’iu flasin drejtuesit. conte

Vidal? Mund të flas për të pasi kisha kënaqësinë ta stërvitja atë për tre vite, kur ai ende nuk ishte Vidali i vërtetë. Kam punuar me të për tre vjet, dhe ai gjithmonë ka dhënë gjithçka për mua, njësoj si të tjerët.

Sulmi? Lautaro po rritet shumë, sepse ai jeton për golin. Unë kam qenë i qartë me ta, duke iu thënë se sulmues kryesor është ai që luan për ekipin. Lukaku ka zhvilluar një tjetër ndeshje të shkëlqyer. Të dy këta futbollistë janë të rinj dhe mund të rriten akoma më shumë.”, u shpreh Konte.

PANORAMASPORT.AL

 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.