“Kemi kosto të lartë jetese”- Përfundon takimi i mjekëve me ministren Manastirliu: U vendos për një grup pune që do të…

Sep 30, 2020 | 15:28
SHPËRNDAJE

Një përfaqësi e mjekëve kanë zhvilluar sot një takim me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me të cilën kanë rënë dakord për të ngritur një grup pune për të adresuar kërkesat e tyre.

Gentian Stroni

Njëri prej mjekëve pjesëmarrës në takim, Gent Stroni tha se janë caktuar dy juristë nga Ministria dhe nga ana e tyre për të vendosur modalitetet e marrëveshjes prej katër pikash.

I pyetur nëse janë dakord që paga e tyre të rritej në masën 40%, mjeku tha se në Shqipëri mjekët kanë pagën më të ulët në rajon.

Ne nuk jemi tek 40%, ne kemi argumentime të tjera. Si për shembull, ne jemi vendi me pagesën më të ulët në të gjithë rajonin. Do ta shikojmë gradualisht. Ne do sjellim argumentet tona në grupin e punës, por çdo gjë do të duhet të jetë në bazë të argumenteve. Kemi një kosto të lartë jetese. Drafti jonë do të ballafaqohet me draftin e tyre. Në momentin që juristët e Ministrisë dhe tanët të jenë gati. Drafti është marrëveshje bashkëpunimi. Ne pretendojmë të marrim sa më shumë por kjo varet nga mundësitë. Duam të argumentojmë që rritja të mos jetë 40 por 41%”, theksoi ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura