“Kemi kaluar 3 vite së bashku, por ai është ende i martuar”- 30-vjeçarja flet për romancën që nisi me shefin e saj pas ndarjes nga ish-bashkëshorti

Feb 23, 2021 | 10:42
SHPËRNDAJE

Një 30-vjeçare tregon se si u strehua nga punëdhënësi i saj në momentin kur u nda nga bashkëshorti, me të cilin kishte një djalë.

ndarje, romance (2)

Ashtu siç rrëfen edhe për “Dear Deidre”, mes saj dhe punëdhënësit nisi një romancë, por pas tre vitesh ai ende nuk është divorcuar për të patur një marrëdhënie siç duhet me të.

I dashuri im vazhdimisht më thotë të jem e durueshme dhe më siguron se së shpejti do të jemi së bashku siç duhet. Por kanë kaluar tre vjet që kur kemi filluar lidhjen tonë dhe ai është ende i martuar.

Tani thotë se nuk mund të largohet, sepse gruaja e tij nuk do ta përballonte.

Ai ishte mbështetja ime më e madhe kur kalova një ndarje të keqe.

Ish i dashuri im është një pijanec dhe megjithëse kemi një djalë së bashku, nuk mund të duroja më shumë.

Unë jam 30 dhe ish-partneri im është 35 vjeç. Ne ishim së bashku për 18 muaj.

Unë e kam takuar të dashurin tim, i cili është një gazetar, kur kam punuar për të. Ai është 42 vjeç dhe shumë i vëmendshëm.

Ai më la të qëndroja në banesën e tij, mbi dyqanin e tij, derisa gjeta një vend për veten dhe djalin. Një mbrëmje ai më solli disa ushqime.

Unë fillova të qaja dhe po ndihesha shumë keq. Ai më përqafoi dhe ndërsa ngrita mjekrën, u puthëm.

Dukej gjëja më e natyrshme në botë. Bëmë seks edhe pse ishte e gabuar, ishte po aq dhe e drejtë.

ndarje, romance (1)

Ai tha se po grindej me gruan e tij vazhdimisht dhe e dinte që ata duhet të ndaheshin. Ai ka tre fëmijë adoleshentë. Ne kemi qenë në lidhje për tre vjet dhe ai thotë se do të largohet nga gruaja e tij, por nuk po e bën.

Ai pretendon se gruaja e tij e di se nuk ka mbetur më asgjë nga martesa e tyre dhe ata flenë në dhoma gjumi të ndara. Por ajo ka probleme shëndetësore dhe ai shqetësohet se largimi mund të jetë shumë i keq për të.

Ai më thotë se do të jemi së bashku në ditëlindjen time ose në ditën e Krishtlindjeve ose “deri në verë”. Por asgjë nuk ndodh. Asgjë nuk ndryshon”.

“Dear Deidre” iu përgjigj:

Tre vite është një kohë e mjaftueshme për të që të ndahet. Tani është koha të jesh e mirë me veten.

Jepi një ultimatum. Shpjegojini se marrëdhëniet e rastësishme nuk janë stili juaj dhe ju doni përkushtim.

Gruaja e tij duhet të gjejë një terapi për ta ndihmuar të kapërcejë dështimin e martesës.

Ajo ka pasur kohë të pajtohet me gjithçka. Ose ai i thotë asaj se po vazhdojnë bashkë ose ka mbaruar për ju të dy. Jepi një muaj kohë. Nëse ai nuk bën asgjë, ju duhet të pranoni se nuk do të ndryshojë kurrë.

Do të jetë e vështirë, por ju vleni më shumë sesa të qëndroni në një marrëdhënie të njëanshme”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura