“Kemi hyrë në fazën e transmetimit komunitar”- Tritan Shehu komenton qëndrimin e Skënder Bratajt: Pohim tragjik, do ketë pasoja të tmerrshme

Jul 8, 2020 | 16:53
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar qëndrimin e drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në Komitetin Teknik, i cili është shprehur se tashmë vendi ynë ‘ka hyrë në fazën e transmetimit komunitar të COVID-19’.  

pjimage - 2020-07-08T165251.648

Në një postim në facebook, Shehu shkruan se Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikon vendin tonë akoma në nivelin e “grupimeve te rasteve”, ndërsa thekson se sipas saj faza e transmetimit komunitar është shumë e avancuar.

Më tej Shehu thotë referuar OBSH se “në këtë fazë shumë të avancuar të epidemisë nuk ka më kuptim identifikimi individual i rasteve, gjurmimi i kontakteve e i vatrave (testimet), karantina, etj sepse kontaminimi i popullsisë është kaq i madh, sa infektimi mund të ndodhë kudo!”

Sakaq ish-deputeti i PD e cilëson këtë deklaratë të Bratajt një pohim tragjik, që sipas tij do të ketë pasoja të paparashikueshme për njerëzit.

Reagimi i plotë:  

Nen teksti ogurzi i deklarates se Komiteti Teknik per gjendjen “Jashte Kontrollit”?!

Dr. Brataj, emer i rendesishem ne Komitetin Teknik, deklaroi per “Exit Neës” se Shqiperia nuk eshte me ne faze epidemiologjike te “Grupimeve te rasteve”, por ka hyre ne ate te “Transmetimit komunitar”, qe nuk eshte gje tjeter vecse te jesh “Jashte kontrollit” ne aspektin epidemiologjik.

Sipas OBSh ne kete faze shume te avancuar te epidemise nuk ka me kuptim identifikimi individual i rasteve, gjurmimi i kontakteve e i vatrave(testimet), karantina, etj sepse kontaminimi i popullesise eshte kaq i madh, sa infektimi mund te ndodhe kudo!

Ky pohim tragjik vjen nga ky Komitet, ne nje kohe qe OBSh edhe ne klasifikimin e fundit te saj e fut vendin tone akoma ne nivelin e “Grupimeve te rasteve”!!

Qe gjendja epidemiologjike po shkon apo ka arritur ne piken e “Renies se Lire”, gje qe flet per deshtimin e plote te “strategjive” e “metodave” te Qeverise, kjo tashti eshte e dukeshme, por pse ky nxitim i ketij Komitetit, i njohur si zedhenes i qeverisjes, per te pohuar kete perkeqesim pa pritur as OBSh-ne?!

Kemi ketu te bejme me shifra te tjera, qe ky Komitet i zoteron e i jane mbajtur te fshehura opinionit, edhe vete OBSH?

Apo eshte ky nje sinjal qe vjen nga “strategjia” e vertete e Qeverise, lenia e gjendjes ne “renie te lire”, me testime formale, pa masa inteligjente, pa shifra reale te kontaminuarish e vatrash aktive, pa izolime etj, duke u fshehur mbas termit “imuniteti i tufes”…a dicka tjeter?

Sidoqofte une do ta quaja edhe kete te fundit nje alternative kriminale, ku dicka e tille do ta fuse shpejt edhe sistemin shendetesor qe e kemi te demtuar e larg standarteve europiane ne kolaps te plote, me pasoja te pa parashikueshme per njerrezit.

Eshte tashme Kryeministri ai qe duhet te skjaroje se cili eshte nen teksti i asaj deklarate ogurzeze!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura