“Kemi dritat për të paguar”- I bën dhuratë për Shën Valentin, burri i bën namin moderatores shqiptare: Zër mend, se je 40 vjeç

Feb 14, 2020 | 17:04
SHPËRNDAJE

Sot është dita e të dashuruarve. Dhe në këtë festë çiftet ndajnë dhurata me njëri-tjetrin.

Pikërisht këtë ka bërë edhe moderatorja Fiori Dardha. Ajo i bleu dhuratë bashkëshortit, por ky i fundit i bëri namin për shkak se kishte shpenzuar ndërkohë që kanë drita e këstin e kredisë për të paguar.

Ndërsa nuk kishte lënë pa i përmendur edhe moshën, duke i kërkuar të zinte mend pasi po shkon 40-vjeç.

“Më bëri namin se i kisha blerë dhuratë! ? ? “Kemi dritat, ujin, internetin dhe këstin e kredisë për të paguar sot, ti merresh me budallallëqe. Zër mend, se je 40 vjeç!” ?

Këtë “40 vjeç” për Shën Valentin edhe mund të ma kursente… ?

GËZUAR (dhe t’ia kursejmë vetes klishetë “Shën Valentin kemi përditë”)! ?

P.S: nuk jam bërë ende 40 vjeç, duhen edhe disa ditë ?”- shkroi Fiori.

Moderatorja e shoqëroi postimin në krah të partnerit të saj duke treguar sa të lumtur janë së bashku.

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura