“Kemi dështuar në ndëshkimin e korrupsionit në nivel të lartë”, kandidati për kreun e SPAK përgjigjet si do e përballojë presionin

Dec 18, 2019 | 11:26
SHPËRNDAJE

Arben Kraja, kandidat per kreun e SPAK ne intervisten e tij, live, para anetareve te Keshillit te Larte te Prokurorise, duke theksuar se e konsideron vetem ne nje nivel me koleget, nenvizoi se eshte i pershtatshem per kete post. 

“Do te jemi nje grup kompakt, nje strukture e vetme bashkepunuese ku respektojme pavaresine e vendimarrjen e secilit”- tha ai, duke shtuar se ne pune do te jete me agresiv ne funksion te zbatimit deri ne nje te ligjit.

I pyetur nga n/ kryetari i KLP-së, Balla se si do të shmangte presionin shoqëror, duke qene se jemi nje vend i vogel, ku te gjithe njohin te gjithe, Arben Kraja tha se nuk i ka borxh askujt. “Ju garantoj që asnjë nga ne nuk i ka borxh askujt, jemi zgjedhur bazuar në eksperiencën dhe integritetin që kemi pasur”- tha ai.

kraja

Ibrahimi: Mendimi juaj per strukturen e SPAK rreth parashikimeve qe ka ligjit?

Kraja: Do te kemi 2 seksione: kunder krimit te organizuar dhe kunder korrupsionin te zyrtareve te larte

Balla: Si do te evitoni ju fakti se jemi pjese e nje shoqerie te vogel ku te gjithe njohin te gjithe. Si do te perballoni kete presion?

Kraja: Kemi deshtuar ne ndeshkimin e korrupsionit ne nivel te larte ose krimit te organizuar. Situata eshte shqetesuese. Nga pamja ligjore jemi te mbrojtur duket zbatimi korrekt i ligjit ne praktike. Pavaresia e prokurorëve do te garantoje suksesin e ketij institucioni.

Vatë Staka: KLP ka emeruar 8 prokurore ne SPAK. Si do te plotesoni dy vende te tjera?

Kraja: Nga 15 prokurorw qe ka caktuar KLP per nisjen e SPAK kemi vetem 8. Kemi 2 mundesi ligjore per plotesim: drejtuesi mund te caktoje nje prokuror te perkohshem qe ploteson kriteret per te ushtruar veprimtari ne SPAK. E dyta, drejtuesi i SPAK mund te kerkoje ne PP prokurore per nje detyre specifike ne SPAK. E treta eshtë shpallja e vendeve vakante ne SPAK nga KLP

Staka: Cfare do te beni ndryshe tani nga mënyra e drejtimit qe keni pasur ne te kaluaren?

Kraja: Tashme cdo gje eshte paracaktuar ne ligj. Sot SPAK ka kompetencat e qarta ligjore. Do te doja te isha me agresiv, me kerkues ne punën time

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura