“Kemi demokratë, por s’kemi logo të PD”, analisti Plator Nesturi për Panorama TV: Një forcë politike nuk mund të shuhet pa “vulë”, ja pse PL do të ketë një peshë të madhe këto zgjedhje

Mar 18, 2023 | 18:54
SHPËRNDAJE

Analisti Plator Nesturi është shprehur se Partia e Lirisë do të ketë një peshë më të madhe këto zgjedhje, pasi sipas tij, PL do të jetë strehë edhe për “rithemelimin” e Berishës.

Komentet Nesturi i bëri teksa ishte i ftuar në Panorama TV, ku tha se fatkeqësia e PD-së është se ka elektorat, por nuk ka një logo të kësaj partie.

Ai shtoi se të dy palët brenda PD-së duhet ta kishin gjetur vullnetin për t’u bashkuar gjatë këtyre muajve dhe të shkonin më të fuqishëm në zgjedhje.

“PD nuk ishte një shoqëri aksionare, dhe në kuadrin e letrave, letrat shkuan në favor të Alibeajt dhe KQZ nuk mund të bënte asnjë lloj ndërhyrje dhe ta përmbyste këtë situatë. Nuk është faji i askujt që PD është e përçarë. Është faji i atyre që e përfaqësojnë PD-në. PD u fut në një cikël të vazhdueshëm krize. Por bashkimi nuk është detyrim i askujt tjetër veçse i atyre që jenë pjesë e saj. Një forcë politike, mund të lindi, të zhvillohet dhe të shuhet, por nuk mund të shuhet pa vulë. Kemi demokratë, por nuk kemi logo të PD-së. Ta çosh diçka vetëm në një aspekt ligjor që të ndahet në gjykatë vetëm te ne ndodh. Unë nuk e shoh më si 6 marsi.

Edhe Partia e Lirisë do të luajë në një formë tjetër. Kemi të bëjmë me faktorë që janë përtej koalicioneve. Në aspektin zyrtar kur nuk rezulton “rithemelimi” si subjekt, kjo peshë do i shkojë Partisë së Lirisë. Meta po e shfrytëzon këtë gjë dhe po del më tepër se kushdo për të treguar forcën e koalicionit të tij. Unë nuk besoj se do të marrin të gjitha bashkitë e majta. Problemi qëndron sesi do të jetë skena politike pas zgjedhjeve. Kjo do të përcaktojë edhe zhvillimet politike të të ardhmes. Ato zhvillime nuk do të varen më as nga vula, as nga firma, por nga forca elektorale. Kemi shumë elementë, jo vetëm përçarja, por kemi edhe një amulli të platformave, etj.

Gjthë këtë kohë kandidatët e “Primareve” nuk e kanë përdorur për kushedi se çfarë. Sepse kriza e brendshme e PD-së e mbulonte gjithçka. Kritikat kanë qenë prej dy vitesh që kanë patur shanse të bashkohen. Një pjesë e deputetëve që janë te Alibeaj, nuk është se duan të jenë te Alibeaj, por te PD dhe nuk duan ta lidhin karrierën e tyre politike me një “non grata”. Nëse do të kemi një PD që do të ketë Berishën në krye, por që nuk do të bëhet asnjëherë alternativë qeverisëse, kjo varet si e mendon. Unë mendoj se edhe te “Rithemelimi” ka shumë që mendojnë se Berisha nuk duhet të vijojë me në krye të PD-së, por kanë ngecuë në atë qerththull. Është më e favorizuar PS në këto zgjedhje. Çështja McGonigal mendoj se nuk do të ndikojë fare në zgjedhjet e 14 majit. Ai çfarë kërkon, kërkon të ketë një lloj shprese, një lloj platforme. Zgjedhjet nuk mund t’i vijnë dot nga gjyqi i McGonigal.

Mirëpres çdo lloj hetimi si ky për kryebashkiakët. Është edhe një lloj frike për zyrtarët e tjerë. SPAK nuk ka të bëjë me vendimet e njërit apo tjetrit. Rama besoj se nuk i ndihmon dot edhe nëse do të donte këta kryebashkiakë dhe kujtojmë edhe nga koha e Berishës kur u akuzuan disa personalitete. Shpresoj që këto veprime të SPAK t’ju prishin gjumin të gjithëve”, u shpreh Nesturi.

Pyetje: Si e shikoni propozimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH?

Nesturi: Në të gjitha rastet presidenti i vendit ka të drejtën e vetë të marrë një vendim të vetim përtej propozimeve, për të vendosur nëse ja vlen një kanidaturë e tillë në krye të SHISH.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura