“Kemi ardhur për kontroll, dilni te porta”, policia u shkon në banesë të infektuarve me Covid-19 dhe…(video)

Jul 31, 2020 | 9:34
SHPËRNDAJE

“Përshëndetje jam inspektori i zonës, kemi ardhur për kontroll, ju lutem dilni pak te porta të komunikojmë në distancë”.

Policia e Shtetit ka publikuar një video me pamjet nga kontrolli që ka bërë në dy banesa, për persona të infektuar me Covid, nëse respektojnë izolimin apo jo.

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se “strukturat e Policisë disponojnë listat e përditësuara me emrat e personave të prekur nga COVID-19.

Në orare të ndryshme gjatë ditës dhe mbrëmjes, shërbimet e Policisë ushtrojnë kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.

Policia u bën thirrje të gjithë personave të prekur nga COVID-19, që të respektojnë me rigorozitet rregullat e vetëkarantinimit, të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, në mënyrë që të gjithë të kontribuojmë në mbrojtjen nga COVID-19″.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura