Këmbimi valutor për datën 4 dhjetor/ Me sa shiten dhe blihen dollari dhe euro. Çfarë ndodh me monedhat e tjera

Dec 4, 2022 | 7:14
SHPËRNDAJE

Dollari amerikan është blerë këtë të diel, 4 dhjetor, me 110 lekë dhe është shitur me 112 lekë sipas kursit të këmbimit, duke shënuar ulje gjatë ditëve të fundit.

kembimi

Sakaq monedha evropiane Euro qëndron në të njëjtat nivele prej disa ditësh, ku blihet me 116.1 lekë dhe shitet me 116.9 lekë.

Rritje të lehtë ka pësuar dhe paundi britanik, i cili sot blihet me 134.6 lekë dhe shitet me 136 lekë.

Rënie ka pësuar edhe franga zvicerane e cila blihet këtë të diel me 116.9 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.

© Panorama.al

Te lidhura