Këmbimi valutor për datën 22 Shtator/ Me sa shiten dhe blihen dollari dhe euro. Çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sep 22, 2022 | 7:31
SHPËRNDAJE

Dollari amerikan është blerë këtë të enjte, 22 Shtator, me 116.8 lekë dhe është shitur me 118 lekë sipas kursit të këmbimit, duke pësuar një rritje të lehtë.

dollar_euro-765x383

Sakaq monedha evropiane Euro blihet me 116.3 lekë dhe shitet me 117 lekë për të disatën ditë me radhë, duke treguar një farë qëndrueshmërie.

Në nivele të njëjta ka qëndruar dhe paundi britanik, i cili sot blihet me 132.2 lekë dhe shitet me 134 lekë.

Ndërsa franga zvicerane ka shënuar sërish një rritje të lehtë, pasi blihet me 120.8 lekë dhe shitet me 122.2 lekë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura