“Këmbanat e Shëngjergjit kanë pushuar”, Demalia: Puna e Nolit është shkelur, pas ardhjes së Janulatos në krye të KOASH

Nov 14, 2018 | 15:05
SHPËRNDAJE

Analisti Ilir Demalia, në një postim në Facebook, shkruan se këmbanat e kishës së Shëngjergjit në Boston kanë pushuar.

Sipas tij “kisha ku Imzot Fan Stilian Noli dha meshën në hapjen e Kishën Shqiptare të Shëngjergjit ne Boston në 1908, me liturgji shqip, ka vazhduar aktivitetitn e saj deri pak pas 1990”.

46221244_10217815472279519_4027203478395813888_n

POSTIMI I PLOTË

Këmbanat e Shëngjergjit kanë pushuar

Kisha ku Imzot Fan Stilian Noli dha meshën në hapjen e Kishën Shqiptare të Shëngjergjit ne Boston në 1908, me liturgji shqip, ka vazhduar aktivitetitn e saj deri pak pas 1990.

Pas ardhjes dhe marrjes në dorë të Kishës Autoqefale Shqiptare nga Kryepeshkopi grek Janulatos në Tiranë në 1990 dhe me vendeosjen e tij ne krye te KASH, në shkelje të hapur statusit të KASH, ku shkruhet, e zezë mbi të bardhë:

45984645_10217815464199317_8139125942619471872_n

a)Kryepeshkopi duhet të jetë shqiptar i lindur në Shqipëri.

  1. b) Liiturgjitë duhet të këndohen në shqip.

Kjo punë titanike e Fan S Nolit si monument kombëtar, sot është e shkelur me dy këmbët dhe përdhosur figura dhe puna e tij titanike për ndarjen e KASH nga Kisha greke. Kjo jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Boston në Kishën e Shëngjergjit, ku nuk këndohet më shqip dhe këmbanat kanë pushuar, dyert janë të mbyllura me me dry.

Fotot dje ne Kishën e Shëngjergjit në Boston

46275230_10217815467199392_1154906569771581440_n 46111158_10217815534921085_1178136063600754688_n 46185134_10217815487599902_7561013960074330112_n 46123998_10217815487399897_5529801192810479616_n 45908000_10217815486799882_5014111019404886016_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura