Kelvi Kadilli: S’kam limite, për mua asgjë nuk konsiderohet skandal në ekran

Oct 9, 2017 | 11:46
SHPËRNDAJE

I lirshëm dhe pa limite në ekran, Kelvi Kadilli është moderatori që nga intervistat pa tabu në “Vip Room”, tani e shohim në “PopCulture” me Dojna Memën.

Pas “përplasjes” në distancë me Ermal Mamaqin, arsyen pse anuloi daljen çift me Aurela Hoxhën, dhe gjithçka mendon për suksesin që të deh, ambicien për të sunduar botën, dashurinë, femrat dhe narcizizmin si djalë ekrani i rrëfen në këtë intervistë ndryshe për gazetën “Panorama”.

Dukesh i qeshur dhe energjik në ekran, çfarë të mungon apo dëshpëron jashtë televizionit?

Më mungon një jetë personale. Kam kohë që s’bëj pushime. Por jam i dashuruar me punën time dhe mendoj se ka kohë për të gjitha.

Në emisionin “Vip Room” në “In Tv” i nxore personazhet nga korniza e tyre me pyetje jashtë skemave, siç ishin ato për seksin. Me cilët prej tyre krijove intimitet pas emisionit, miqësi apo armiqë- si?

Intimitet me asnjë, miqësi pothuajse me të gjithë. Armiqësi me asnjë!

Kontakti me secilin prej tyre çfarë ndjesie të la, mund të veçosh ata mendjehapurit apo mendjembyllyrit?

Personazhet që zgjidhja nuk mund të ishin mendjembyllur. Mund të veçoj si intervista të preferuar ato me: Gjon Karrica dhe Jessy Hennesy, Egla Harxhi, Ale De Basseville, Alessia, Lori Hoxha, Ledion Liço, etj.

Para se të filloje punë në “TCH”, në një intervistë u shprehe se do të merrje pjesë në “Dance with me” me partnere Aurela Hoxhën. Çfarë ndodhi që nuk ju pamë çift në skenë?

Ishte një ofertë që e vlerësova shumë, por m’u desh ta refuzoja për shkak…

Intervisten e plote e lexoni ne Panorama Plus:

http://www.panorama.com.al/panoramaplus/kelvi-kadilli-skam-limite-per-mua-asgje-nuk-konsiderohet-skandal-ne-ekran/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura