Këlni, gati të sakrifikojë Mavrajn. Vjen oferta nga një klub turk

Jun 29, 2016 | 12:04
SHPËRNDAJE

Mërgim Mavraj është kthyer në formën e tij më të mirë, por duket se kjo nuk do të mjaftojë që ai të qëndrojë në Bundesligë për të luajtur me Këlnin.

Mergim-Mavraj

Futbollisti tregoi një paraqitje shumë të mirë gjatë Euro 2016, por klubi gjerman po mendon ta zëvendësojë me një lojtar më të ri në moshë dhe me më pak prirje për t’u dëmtuar vazhdimisht. Këlni ka hedhur sytë nga Neven Subotiç dhe për këtë arsye, është gati ta lërë Mavrajn të largohet, edhe pse ka një vit kontratë me lojtarin e përfaqësues shqiptare.

Sipas mediave gjermane, për futbollistin ka një interesim konkret nga Beshiktashi dhe Këlni do të ishte i lumtur nëse do të përfitonte 1 ose 2 milionë euro nga turqit, për t’i investuar më pas te nënshkrimi i një kontrate me Subotiç.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura