Këlliçi denoncon drejtorin e varrezës së Sharrës: Pasi u denoncua duke blerë votat, sot preu telat e energjisë

Mar 16, 2021 | 22:28
SHPËRNDAJE

 

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, pas denoncimit të djeshëm ndaj kreut të varrezave të Sharrës Agron Tafa, thotë se është prerë teli i energjisë që ndriçon rrugën.

Belind-Kellici

Sipas tij, kjo hakmarrje primitive e pushtetit të Agron Tafës do të marrë fund më 25 prill!

Reagimi i plotë:  

Kjo hakmarrje primitive e pushtetit të Agron Tafës do të marrë fund më 25 prill

Dje reagova lidhur me kërcënimet me largim nga puna dhe joshjet deri në 150 euro që drejtori i varrezave të Sharrës Agron Tafa aplikon me vartësit e tij dhe banorët e Sharrës, në këmbim të votës për PS. Pikërisht tani, banorët më sinjalizojnë se kanë parë disa persona të presin telin që mundëson ndriçimin e rrugës së tyre. Kjo hakmarrje primitive e pushtetit të Agron Tafës do të marrë fund më 25 prill! Përgjegjësisë për këto akte nuk do t’i shpëtosh dot!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura