Këlliçi-Alimehmeti sëbashku në garën për Tiranën/ Meta: Një risi e shkëlqyer, nis sot rruga e ndryshimit të padiskutueshëm

Dec 5, 2022 | 21:04
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur bashkimin e forcave mes Belind Këlliçit dhe Ilir Alimehmetit për të garuar në zgjedhjet vendore në bashkinë e Tiranës.

Në një postim në Facebook, Meta e ka konsideruar këtë bashkim si një risi, teksa shton se sot nis rruga e ndryshimit të padiskutueshëm.

Postimi i Ilir Metës:

Këlliçi-Alimehmeti, një risi e shkëlqyer që nis sot rrugën e Ndryshimit të padiskutueshëm në 14 Maj!

Mjeku Ilir Alimehmeti u tërhoq sot në mbrëmje nga balotazhi përballë Belind Këlliçit.

Ky i fundit tha se mjeku do t’i bashkohet fushatës për bashkinë e Tiranës, ndërsa në rast fitoreje, Alimehmeti do të marrë postin e nën-kryetarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura