‘Këlcyra’, KQZ rrëzon kërkesat për pavlefshmëri dhe rinumërim

Jul 1, 2015 | 18:09
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar ankesat e kandidatit të pavarur, por të mbështetur nga PD-ja për Këlcyrën, Bujar Fezga.

Ky i fundit kishte bërë dy kërkesa në KQZ për zgjedhjet në Këlcyrë. Ai pretendonte se ishte manipuluar procesi i votimit dhe kishte kërkuar pavlefshmëri dhe rinumërim të votave.

Mirëpo, KQZ-ja me 4 vota pro dhe 3 kundër i rrëzoi kërkesat e Fezgës, duke lënë në fuqi vendimin e KZAZ-së.

Gjithashtu, në një mbledhje të mëparshme, KQZ-ja ka rrëzuar edhe kërkesën për anulimin e zgjedhjeve në Pukë, e kërkuar nga PDS dhe PKD. Ndërsa vendimi për Vorën është shtyrë për mbledhjen e nesërme. 

*** 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrton kërkesën ankimore të kandidatit të pavarur Bujar Fezga, por të mbështetur nga PD-ja, që rezultoi humbës në zgjedhjet e 21 qershorit.


Në mbledhjen e sotme, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso ka numëruar parregullsitë që janë regjistruar në zgjedhjet për bashkinë e Këlcyrës.

Sipas tij, ato kanë shënuar shumë parregullsi, manipulime, dhunim vëzhguesi, persona të vdekur në listën e zgjedhësve e kështu me radhë.

Kelcyren e fitoi kandidati i majte Klement Ndoni me 2415 vota, nderkohe qe Fezga mori 2264 vota. Demokratët tërhoqën vetem pak kohe para gares kandidaturen e tyre Gentian Muhametajn, për të cilin thanë se kishte dyshime që është i inkriminuar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura