Kejvina Kthella pasi u përfol për videon intime, jetë nate në krahët e Klinton Zeqirajt

Nov 18, 2017 | 8:14
SHPËRNDAJE

Pas largimit të Rashel Kolanecit si velinë e emisionit “Xing”, Ermal Mamaqi nuk vonoi ta zëvendësonte me një bionde kësaj here, pikërisht me modelen që vinte nga Italia, Kejvina Kthella. Vajza bionde nuk njihej nga publiku shqiptar dhe prezantimi i saj i parë rastisi me intervistën e Eni Koçit, duke bërë kështu “xing” me këngëtaren në studio.

Ajo që ra në sy ishte paraqitja mjaft provokuese e Kejvina Kthellës, ndërsa u shfaq në një kërcim pasionant me një prej balerinët e stafit, ku ra në sy për fustanin e kuq, të cilin u fol se e kishte veshur pa të brendshme. Shfaqja e saj në skenë u komentua shumë në portale, pasi e nxehu shumë atmosferën në spektakël.

Po edhe pse Kejvina vinte nga një qytet si Milano, ajo nuk i priti aq mirë komentet apo shkrimet që u bënë për të në portale, duke e mohuar që kishte dalë në program pa të brendshme, ndërkohë që nxitoi të vërtetonte të kundërtën. E ndërkaq në kaq pak kohë që shfaqet të shtunave në televizion, nuk kanë munguar lajmet e ndryshme me Kejvinën.

Pak ditë më parë qarkulloi një video provokuese + 18, ku një vajzë superseksi shfaqej pa mbathje, video kjo që u postua nga një profil që mbante emrin e velinës së emisionit “Xing”. Në këtë Fan Page kishte po të njëjtat të dhëna publikimi që gjendeshin dhe në faqen zyrtare të modeles seksi. Menjëherë pas publikimit të lajmeve në media, ajo ka reaguar në rrjetet sociale duke mohuar diçka të tillë. “Kjo nuk është faqja ime. Nuk do postoja kurrë video të tillë”, ka shkruar ajo. Ndërkohë në profilin që ka publikuar pamjet, janë zhdukur të gjitha postimet.

E vetëm pak orë pasi lajmet për këtë video pushtuan portalet, Kejvina është parë duke u argëtuar për jetë nate pranë Klinton Zeqirajt. Rivaliteti mes televizioneve nuk ekziston në këtë rast, duke pasur parasysh se Kejvina që punon në “Tv Klan” argëtohet me gazetarin e “Pop kulture” të “Top Channel”, Zeqiraj, në inaugurimin e një restoranti që shërben sushi, ku ishin të ftuar shumë figura të njohura publike.

KEJVINA KTHELLA, KUSH ËSHTË SEKS BOMBA QË I BËRI TË GJITHË TË FLASIN

Ajo ka bërë të gjithë të flasin, pasi doli në emision me një fustan që i lejonte t’i dilnin në shesh pjesët intime, duke lënë më shumë hapësirë të mendohet se dhe në videon e publikuar të ishte ajo. Velina e re u kthye në vajzën më të komentuar në media dhe fakti nëse kishte veshur apo jo të brendshme, e vuri në qendër të komenteve. E një vëmendje kaq të madhe Kejvina nuk e priste, pasi siç tregoi në një intervistë për “Xing.al”, jeta e saj në Itali ishte monotone.

Por çfarë pune bënte Kejvina para se të kthehej në Shqipëri, ku e mori famën brenda 24 orëve? Si e pritën prindërit e saj daljen e parë në ekran? A e ka ngacmuar ndonjë personazh VIP? “Në fakt i kam shprehur dëshirën një agjenti që ka agjenci modelingu këtu, i kam thënë se po të kthehesha në Shqipëri një ditë, që të punoja do ta bëja vetëm po të ishte për te “Xing me Ermalin”! Pastaj ai më vuri në kontakt me Ermalin edhe kështu ndodhi që unë u bëra pjesë e “Xingut”.

Ka ndodhur gjithçka në xhiron e një jave, aq shpejt dhe bukur! Në lidhje me famën e shpejtë në Shqipëri, ajo pohoi: “Për kaq pak kohë jo, të them të drejtën. Por kur punon me Ermalin, nuk është për t’u habitur”. Po kuriozitet ka ngjallur fakti se si ishte jeta e saj në Itali, para se të vendoste të kthehej në Shqipëri? “Jeta ime në Itali ishte shumë monotone! Casting, punë, palestër!

Atje jam një modele profesioniste, kam punuar për agjenci të ndryshme modelingu dhe me këtë punë jam marrë që në moshën 14- vjeçare. Mund të them që agjencitë e modelingut janë shtë- pia ime e dytë”. Sa u takon reagimeve që ka marrë nga publiku, pasi është etiketuar si vajza me pullë të kuqe, ajo shprehet: “Mendimet e njerëzve janë normalisht pozitive dhe negative.

Por ju jam mirënjohëse në të dyja rastet”. “Si e priti familja daljen tënde të parë dhe të shumëpërfolur në emision?” “Fatmirësisht kam një familje që më ka mbështetur gjithmonë për sa i përket daljes sime të parë. Normalisht ishin të lumtur për arritjen time, por të them të drejtën, ishin pak të mërzitur nga sesi njerëzit e kanë interpretuar”.

Me siguri tani do ta ketë krijuar ushtrinë e adhuruesve, por a ka një mashkull në krah? “Jo, jam single, edhe jam shumë mirë kështu!”Ndërsa pyetjes nëse e ka ngacmuar ndonjë personazh VIP së fundmi, ajo iu përgjigj: “Jo, asnjë”. Nuk dihet nëse kjo është përgjigjja e saj e sinqertë, apo në këtë mënyrë ka dashur të shmangë komentet e ndryshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura