Kejsi dhe Stresi martohen së shpejti? Zbulohet e vërteta

Feb 20, 2020 | 16:52
SHPËRNDAJE

Një foto e Kejsin në një sallon me vello nxiti dyshimet se së shpejti do kishim një dasmë.

Menjëherë pas publikimit të fotove, u aludua se Kejsi dhe Stresi do të martoheshin.

“Ne mendojnë se e gjetëm të duhurën”- shkroi ajo.

Por sot ka zbuluar si qëndron e vërteta. Nusja e ardhshme nuk do të jetë Kejsi.

Ajo thjesht do të jetë shoqëruesja e nuses.

“Tani është radha ime, le të zgjedhim fustanin e shoqërueses së nuses,”- shkroi Kejsi në një tjetër foto të publikuar sot, duke hedhur poshtë thashethemet.

Kejsi dhe Stresi ishin të fejuar, po ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre.

Nuk dihet ende nëse ata janë rikthyer bashkë, por postimet për njëri-tjetrin lënë të nëkuptojnë se janë lidhur sërish.

       

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura