Kejn drejt Junajtid, e paralajmërojnë… bastet

Jul 28, 2018 | 10:08
SHPËRNDAJE

Herri Kejn mund të përfundojë te Mançester Junajtid. Kompanitë e basteve kanë “çmendur” merkaton ditën e djeshme dhe “Daily Express” raporton se ka pasur një ulje të frikshme të koeficientit për transferimin e kapitenit të Anglisë nga Totenhemi te “Djajtë”. E vështirë për t’u shpjeguar pse ndodhi diçka e tillë, por sigurisht që do të ketë ndonjë prapaskenë.

herri kejn

Për momentin, ky është lajmi i vetëm. Nga koeficienti 34 në koeficientin 4. Diferenca është e madhe dhe të bën të mendosh se ka pasur diçka të fshehtë, e cila nuk konfirmohet ende. Megjithatë, në kompanitë e basteve mbetet favorit një transferim i Kejnit te Reali, pasi koeficienti është 4. Një përfaqësues i një kompanie bastesh thotë se është e pashpjegueshme: Nuk e di çfarë po ndodh. Është shokuese. Gjatë gjithë ditës po vendosen baste të shumta për transferimin e Kejnit te Junajtid dhe ne jemi të detyruar të ulim vazhdimisht koeficientin.

kejn

REVOLUCION- Ndërkohë që Kejn për momentin është thjesht një çështje bastesh, Zhoze Murinjo ka në dorë një listë me emra. Të atyre që do të largohen, por edhe të dëshirave. Nga mbrojtja dhe deri në sulm, “Special One” u ka kërkuar drejtuesve që të lëvizin sepse koha nuk premton dhe skuadra nuk është gati. Meguajër, Bonuçi dhe Aldervajreld janë mbrojtësit që pëlqehen, por fillimisht duhet të largohen Xhons, Darmian dhe Lindelëf.

Në mesfushë, emrat më të përfolur janë atë të Sergej Milinkoviç-Saviç dhe Tiago Alkantara, ndërsa në sulm ëndrrat e Murinjos mbeten Ivan Perisiç dhe Uillian. Për të synuar këta të fundit duhet të largohet Marsial, por edhe i riu Uillson. Por kjo listë lojtarësh sigurisht që është shumë e shtrenjtë dhe Murinjo e di mjaft mirë se nuk mund të vijnë të gjithë. “Nuk jemi ende skuadër. Kemi nevojë për merkato në mënyrë që të përmirësohemi. Duhet të punojmë në këtë aspekt për të marrë të paktën 2 lojtarë”, ka thënë Murinjo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura