Ke probleme me seksin? Lindita Halimi flet për zmadhimin e vitheve: Dhurata ime për ditëlindjen e bashkëshortit, pas gjashtë muajsh do bëj edhe gjoksin

Sep 25, 2021 | 22:00
SHPËRNDAJE

Lindita Halimi ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale procedurën e ndërhyrjes në të pasme, që konsiderohet më e rrezikshmja në kirurgjinë estetike. 

linda halimi (16)

Këngëtarja që jeton në SHBA kishte lajmëruar më parë se do të realizonte procedurën “Brazialian Butt Lift” ose (BBL), e cila transferon yndyrën te të pasmet për të rritur madhësinë dhe për të ndryshuar formën e tyre.

linda halimi (14)

Ndjekësit në “Instagram” kishin shumë pyetje në lidhje me këtë vendim që këngëtarja mori, sepse edhe para ndërhyrjes, Lindita kishte të pasme perfekte për shkak të stërvitjes ndër vite.

linda halimi (12)

“Ia vlen të bësh këto ndërhyrje nëse akoma s’ke mbyllur planet për fëmijë?”, ishte një ndër pyetjet që iu drejtuan artistes, e cila iu përgjigj: “Po, s’ka asnjë rrezik, unë dua edhe një fëmijë në të ardhmen, thjesht dhjam kam transferu. S’kam bo kurrgjë shtesë!”. 

linda halimi (8)

Për të gjithë ata që i thanë se nuk kishte nevojë të bënte një ndërhyrje të tillë, Halimi e ka një përgjigje: “Kam punuar shumë për humbjen e peshës (e dinë të gjithë, dhe kam arrit rezultat të kënaqshëm… Këtë procedurë s’e kam bo për humbje peshe, thjesht për estetikë, tani kur të shtoj peshë, nuk do të ndodhë më në bark, vetëm në vithe dhe mbrapa (vendi perfekt), meqë qelizat e dhjamit janë transferuar aty!”. 

linda halimi (13)

E pyetur se ç’mendim ka bashkëshorti i saj për këtë vendim, Linda tha: “Nesër e ka ditëlindjen dhe po më thotë: ‘Falemindërit për dhuratën e re! Faleminderit zemrushe!’”. 

linda halimi Big D tirane1

Nuk kanë munguar as pyetjet pikante, ku një ndjekës i shkroi këngëtares: “A po ke probleme për seks a jo?”.

linda halimi (6)

Lindita iu përgjigj: “Sa shumë meshkuj të frustruar seksualisht, imagjino, mbi 400 pyetje të tilla më kanë ardhë! Asnjë problem këtej, ju a jeni mirë?”.

linda halimi Big D tirane6

Ndër të tjera, Halimi zbuloi se si ambasadore e klinikës ku realizoi ndërhyrjen, nuk i është dashur të paguajë asnjë qindarkë, pavarësisht se si procedurë kushton nga 9,500 dollarë deri në 14,000 dollarë.

linda halimi (7)

Po a do do të bëjë ndërhyrje të tjera në trup? Sigurisht që po dhe kjo do të jetë dhurata nymër dy për bashkëshortin.

linda halimi (10)

“Gjoksin e kam pas gjashtë muajsh!”, zbuloi gjatë bisedës virtuale Lindita. Linda Halimi, e cila fitoi Festivalin e 55-të të Këngës në RTSH me këngën “Botë”, ishte artistja që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion 2017.

linda halimi (9)

E martuar prej disa vitesh me reperin amerikan Big D, ajo është paragjykuar shumë për shkak të ngjyrës së bashkëshortit të saj.

linda halimi Big D tirane8

Kështu, martesa e tyre është shoqëruar me lajme të shpeshta për divorc, të cilat këngëtarja i ka anashkaluar në heshtje. Por duket se punët e saj me reperin janë mirë, që kur ai ishte pranë saj në rrugëtimin nga SHBA për garën e Festivalit dhe udhëtimet e saj të tjera siç ishte ai i kësaj vere.

linda halimi (4)

Paparaci i ka fotografuar shpesh bashkë në Tiranë edhe në prani të vajzës së tyre. Kujtojmë që nisur nga thashethemet, pas kthimit nga SHBA, reperi gjeti një mënyrë për ta thënë hapur se pse është martuar me një shqiptare.

linda halimi (5)

Në një fotografi të publikuar nga Big D, shfaqej një bluzë, në të cilën shkruhej: “Nuk mund të më frikësoni, sepse e kam gruan shqiptare!”.

/Panoramaplus.al

linda halimi Big D tirane2 linda halimi Big D tirane7 linda halimi1 linda halimi4 linda halimi5 linda halimi6 linda halimi (5) linda halimi (3) linda halimi burri linda halimi3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura