“Ke pas marrëdhënie me meshkuj të tjerë?” 25-vjeçari vë në siklet Fjorelën e “Përputhen”. Ja si përgjigjet ajo

Sep 22, 2020 | 13:20
SHPËRNDAJE

Kjo javë në “Përputhen” ka nisur me takimin e Maris Lika-s dhe Fjorela Peto-s.

fjorela dhe marisi (12)

Ata kishin zgjedhur të shkonin në një bar për të biseduar me njëri-tjetrin. Por, ajo që u vu re që në fillim, ishte “vrulli” i madh i Marisit, i cili e bombardoi me pyetje dhe komplimente vajzën që e kishte zgjedhur për të dalë në takim.

fjorela dhe marisi (10)

Fjorela, nga ana tjetër, ishte më e ftohtë dhe e rezervuar, por njëra prej pyetjeve të Marisit tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

fjorela dhe marisi (9)

“Ke pas marrëdhënie me meshkuj të tjerë?”, ka qenë pyetja që e vuri në siklet Fjorelën, e cila tha “prite këtë pjesë”, duke iu drejtuar kameramanëve.

fjorela dhe marisi (8)

Edhe në studio u bënë shumë kritika, përfshirë edhe ato nga Arjan Konomi, i cili i cilësoi pyetjet e 25-vjeçarit si një intervistë pune dhe të papërshtatshme për një takim të parë. Kjo ishte një ndër arsyet pse Fjorela zgjodhi të dilte me një tjetër djalë javën e ardhshme, me Klejdin, i cili i kërkoi edhe një nga takimet 4-minutëshe live në studio.

fjorela dhe marisi (2)

Ndërkohë, teksa ishte duke folur mbi takimin, Marisi shpesh ndërpritej nga djemtë.

I nervozuar, ai zgjodhi që t’i drejtohej atyre me fjalët, “hienat do të flasin gjithmonë”.

Këto deklarata, nuk u pritën mirë nga Fatjoni dhe Renato, të cilët i kërkuan Marisit që t’i kërkonte falje. Falja erdhi, ndonëse me pak vonesë, por sjellja e treguar nga Marisi u “përshëndet” nga djemtë, të cilët i dhuruan një përqafim që nënkupton paqen mes tyre.

fjorela dhe marisi (3)

“Kërkoj ndjesë, për të gjithë komentet që thash. U preka nga deklarata e tyre, por sinqerisht kërkoj falje”,- u shpreh Marisi.

fjorela dhe marisi (4) fjorela dhe marisi (5) fjorela dhe marisi (6)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura