“KÇK i ka anëtarët në këtë sallë”, zbardhet debati me pula dhe qeleshe në Kuvend, Rama i shpall luftë për herë të dytë Drejtësisë

Oct 10, 2019 | 20:01
SHPËRNDAJE

ARDIT HOXHA/ Me një fjalim të fortë dhe të pazakontë nga foltorja e Parlamentit, Kryeministri Rama ka iniciuar një “betejë të re politike” për maxhorancën.

rama

Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e ndodhur në Durrës me drejtorin e Hipotekës atje, i cili u la në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës, Rama ka bërë një cilësim të pazakontë për të gjithë ata prokurorë dhe gjykatës që sipas tij e dinë që nuk do munden ta kalojnë procesin e vetingut dhe që në këto kohë janë duke vepruar në një metodë, që Rama e cilësoi si “Kap çfarë të kapësh”.

murrizi-1

“KÇK-ja”, sipas Ramës, është organizata më e madhe kriminale në vend dhe fajtorë për disa nga padrejtësitë më të mëdha që i janë bërë këtij vendi në tri dekadat e fundit. Sipas Ramës, këta prokurorë dhe gjykatës janë duke u bërë barrë për qytetarët e këtij vendi me vendimet e tyre, por edhe një pengesë serioze për qeverinë, e cila shikon që t’i rrëzohen vendimet nga gjykatës të korruptuar.

“Ka ardhur koha të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vetingun, dhe e dinë që nuk e kalojnë, dhe që kanë nxjerrë një togfjalësh ‘KÇK’, ‘kap çfarë të kapësh’.

kujtim-gjuzi

Këtë grup, ky Parlament duhet ta shpallë në kërkim me çdo mënyrë”, tha Rama. Sipas numrit një të qeverisë shqiptare, këta prokurorë dhe gjykatës e dinë shumë mirë që nuk e kalojnë vetingun dhe duke marrë parasysh që ky proces verifikimi mund të marrë disa vite, ai kërkoi nga Kuvendi që të fillojë punën sa më shpejt për nisjen e një ligji që do të merret posaçërisht me këta zyrtarë të sistemit të drejtësisë në vend, që sipas kreut të qeverisë shqiptare, janë anëtarë të “Bandës së KÇK-së”. Kryeministri, nga foltorja e Parlamentit, tha se do të përgatitet shumë shpejt një instrument ligjor për t’u shpallur luftë hapur këtyre individëve, duke nisur kështu një përballje të re në sistemin e drejtësisë, që do të funksionojë krahas Reformës në Drejtësi, e cila prej 2 vitesh është në fuqi.

INTEGRIMI

Duke folur pas diskutimit të bërë në Parlamentin e Holandës për negociatat e Shqipërisë me BE-në, Kryeministri Edi Rama tha se trajtimi që i bëri ky vend kësaj çështjeje, tregoi edhe një herë që është pjesë e politikës së tyre të brendshme dhe nuk ka të bëjë me progresin që kanë bërë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

alimadhi

Sipas Ramës, vendimi që do të marrë Këshilli Europian, nuk ka asnjë lidhje me reformat që ka bërë Shqipëria dhe me standardet e arritura këtë vit, por thellësisht me politikat e tyre të brendshme. “Besoj se debati dje në Parlamentin holandez ka mjaftuar për ata që janë munduar të paraqesin një tablo të pikturuar sipas ngjyrave të tyre politike dhe jo sipas përgjegjësisë që duhet të ndajmë, por edhe për të ndarë qëllimin e përbashkët”, tha Rama. Kryeministri shtoi në fjalën e tij se nuk e beson dot që Franca dhe Holanda të jenë më kërkues në standardet e shtetbërjes, se Suedia dhe Austria, të cilat haptazi kanë dalë krahë vendit tonë për t’i hapur negociatat.

rama-parlament--tuta-talete1 (6)

REFORMA ZGJEDHORE

Edhe në seancën plenare të kësaj të mërkure, Kryeministri Rama ripërsëriti qëndrimin e tij për Reformën Zgjedhore. Sipas tij, ajo duhet bërë fillimisht, duke përmbushur kërkesat nga OSBE/ODIHR dhe më pas të shikohet mundësia për një reformë në plan më të gjerë, duke plotësuar kërkesat e palëve politike.

“Të bëjmë Reformën Zgjedhore me dy shkallë, të kalojmë rekomandimet e OSBE-së në komision… që kur kam ardhur këtu kam dëgjuar shumë njerëz që thonë harroje, ndërkohë që janë harruar ata”, tha Rama, duke u shprehur qartë se nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me këtë çështje. Nga ana tjetër, opozita parlamentare kundërshtoi, duke i qëndruar variantit të saj për të bërë një reformë të plotë që reflekton të gjitha kërkesat dhe propozimet, përfshirë edhe ndryshimin e sistemit zgjedhor.

rama-parlament--tuta-talete1 (2)

DEBATI NË KUVEND

Me qeleshe e pula, Rama i është përgjigjur edhe batutave të deputetëve pa mikrofon gjatë fjalimit në Kuvend. Gazeta zbardh ndërhyrjet në sallë dhe përplasjen me Gjuzin e Alimadhin e Ballit Kombëtar. Çfarë tha Murrizi për KÇK-në dhe përgjigjja e Kryeministrit.

DEBATI NË PARLAMENT MES KRYEMINISTRIT RAMA DHE DEPUTETËVE TË OPOZITËS SË RE:

RAMA: Ai debat ishte një mundësi për të kuptuar se sa e pavërtetë dhe sa e padrejtë është e tërë propaganda që synon të lidhë luftën e brendshme politike në Shqipëri me qëndrimet e disa vendeve, ndër të cilat natyrisht është dhe Holanda. Të gjitha fjalimet e bëra në Parlamentin e Holandës i janë drejtuar elektoratit të atij vendi. Ka një ndryshim të madh, që ka përcaktuar edhe në një pjesë të mirë dallimin në qëndrime. E ky ndryshim është qasja e opozitës në vendin fqinj dhe qasja e opozitës këtu. Flas për opozitën që nuk është e pranishme në Parlament dhe që braktisi Parlamentin.

Murrizi: Franca dhe Holanda janë skeptike. Kam ndjekur me vëmendjen ministrin e kabinetit tuaj, ministrin Majko, i cili tha që mos kemi fatin e keq që këto vende që janë skeptike, pasi si Franca dhe Holanda, njohin më parë Bashën dhe Ramën dhe ata mendojnë se ne të gjithë shqiptarët jemi njëlloj si ju. Ti sot Kryeministër dhe Basha që i vjen rrotull institucioneve dhe që të thotë ty, hap krahun, por ti nuk ke faj, se nuk di t’i japësh makinës, ke ndezur bllokazhin në rrugë dhe nuk e di se çfarë sinjali jep majtas apo djathtas.

Edi Rama: Është shumë e qartë dhe do të jetë gjithmonë dhe më e qartë, deri në momentin e marrjes së vendimit, se vendimi i Këshillit Europian nuk ka lidhje fare me çfarë kemi bërë, apo çfarë nuk kemi bërë ne. Unë nuk mendoj që Finlanda, e cila ka Presidencën e Bashkimit Europian, qenka më pak ekzigjente dhe më tolerante ndaj krimit dhe korrupsionit sesa Holanda. Nuk bën vaki! Përkundrazi, thelbi, qëndron te një situatë në Bashkimin Europian që s’ka lidhje fare me ne. Është shumë e rëndësishme të kuptohet që kjo nuk do të thotë që Europa nuk na do ne dhe që nuk do vendet e Ballkanit Perëndimor, por thjeshtë çështje e rënies dakord për qasjen dhe shpejtësinë. Dua t’i them Parlamentit tonë se ka ardhur koha që të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve, që nuk e kanë kaluar vetingun, që e dinin që nuk e kalojnë vetingun, dhe që kanë nxjerrë dhe një tog fjalësh, nuk e di a keni dëgjuar, KÇK (kap ça të kapësh). Këtë grupin KÇK, ky Parlament duhet ta shpallë grup në kërkim dhe e them jo në mënyrë metaforike, por në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ta shpalli në kërkim me çdo mënyrë, duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu, të gjithë së bashku.

Adriatik Alimadhi: Ti e ke në dorë.

Edi Rama: E prisja dhe ndërhyrjen e Ballit Kombëtar, por po flasim këtu për krime dhe jo pula dhe për pula flasim, por më vonë. Këtë ndërhyrje nuk mund ta bëj unë, por mund ta bëjë Parlamenti dhe duhet ta bëjë Parlamenti me çdo çmim. Le të thonë çfarë të duan të gjithë, le të hidhen përpjetë të gjithë, e vërteta është kjo.

Myslim Murrizi:

Ajo KÇK-ja nuk i ka anëtarët vetëm te gjyqtarët e prokurorët. Ka edhe në këtë sallë anëtarë të KÇK-së, në të gjithë administratën, ka te PPP-të dhe ku të mundet, bashki apo edhe në qeveri. Para 6 muajsh, kur PD-ja iku nga ky Parlament dhe dogji mandatet, ju erdhët në këtë sallë dhe thatë që barrierë për mos hapjen e negociatave është votimi i disa ligjeve të rëndësishme për Reformën në Drejtësi. Në qershor u votuan të gjitha ligjet e paktës së Reformës në Drejtësi. Sot, Gjermania ka vënë 2 kushte, ka thënë 3 herë nqj edhe rfz e kgjl. Ka thënë kap hajdutët në qeveri dhe Reformë zgjedhore e zgjedhje të lira. Nuk tha KÇK.

Edi Rama: Për sa i përket zgjedhjeve të lira, nuk e kam dëgjuar as në gjermanisht, as në holandisht e frëngjisht që të kërkojnë zgjedhje të lira. Nuk kërkon njeri zgjedhje të lira se ato janë të lira. Kam lexuar se duhet të bëhet reforma sipas rekomandimeve të OSBE-së, juve keni të drejtë që të diskutoni, për sistemin apo votimin e emigrantëve. Asnjë sistem nuk është më i mirë se tjetri. Sa i përket këtij sistemi, ky Kuvend do të ishte kafja e burrave siç ka qenë gjithmonë, por këto janë diskutime dhe nuk ka asnjë problem. Ore, shyqyr falë këtij sistemi erdhi Balli Kombëtar. Po të mos ishte ky sistem, nuk do të kishim sot në Parlament Ballin Kombëtar.

Adriatik Alimadhi: Balli Kombëtar ka qenë në Parlament që në 97-ën. Edi Rama: Ka qenë Balli në 97-ën, kur Myslimi merrte qeleshe. Prandaj ta lëmë këtë muhabet. Thelbi është te rekomandimet. Ta bëjmë reformën me dy shkallë. (Ndërhyje nga salla) “Harroje”

Edi Rama: Fjalën harroje e kam dëgjuar shpesh në këtë Parlament, prandaj të them fjalën “harroje”, harroje ti, se do harrohesh shpejt. Mos më ndërhy të lutem. Vetëm një njeri e ka të drejtën të më ndërhyjë mua, vetëm lartmadhnia e tij. Mbreti atje.

Kujtim Gjuzi: Nuk jam unë mbret. Ti je mbret.

Edi Rama: Gjithsesi, kjo është ajo që mund të bëjmë deri sa të vijë në pushtet lartmadhnia e tij, Gjuzi i Parë.

Kujtim Gjuzi: Kryetar, dua fjalën.

Gramoz Ruçi: Ulu poshtë, zoti Gjuzi, ulu poshtë, të tërheq vëmendjen për herë të tretë, mos e pengo deputetin, ulu poshtë.

Kujtim Gjuzi: Më jep fjalën, që do të më japësh fjalën?

Gramoz Ruçi: Po të jap fjalën që nëse do të vijosh të qëndrosh aty, do të përjashtoj.

Kujtim Gjuzi: Pse nuk më lë të replikoj me Kryeministrin? Ai thotë fshehtas që jam nip në oborrin mbretëror, le të bëjë ADNnë është e thjeshtë fare. Na lër o Gramoz me fol, se më ke borxhe, partia jote më ka vrarë gjyshin 33-vjeç.

Gramoz Ruçi: Po të paralajmëroj se do të përjashtoj nga salla, ulu poshtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura