Kavajsit për Elvis Rroshin: Ai është Mandela i dytë, vdekt kush e ka inat (Video)

Jun 16, 2016 | 19:08
SHPËRNDAJE

Elvis Rroshi, kryebashkiaku i Kavajës i arrestuar për mosdeklarim të dhënash në formularin e vetëdeklarimit, duket që është shumë i dashur nga qytetarët e Kavajës.

Një qytetar e quan Mandela e Kavajës, ndërsa një tjetër i uron “vdekjen” të gjithë atyre që iu duan të keqen Ervinit, siç e thërret ajo me një nga 5 emrat e përdorura nga Rroshi në shtete të ndryshme.

“Ai është Mandela e dytë në Kavajë, njëri është në Brazil, ky është në Kavajë”,- tha një qytetar.

“Çfarë keni me kryetarin e bashkisë, çfarë ka qeveria me kryetarin e Bashkisë, pse i ka dhënë Kavajës një lulëzim dhe një mbretëri. I ka ngritur kokën gjithë Kavajës, ne jemi të gjithë me Ervin Rroshin, ne do japim kokën për Ervin Rroshin. Kush ka inot, vdektë! Edhe ato qeveritarët që i bien në qafë, vdektë Sali Berisha”,- tha një tjetër qytetare. Dëgjojeni në videon e publikuar nga “Balkanweb”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura