Kavaja/ PS ndryshon kandidatin, ja kush garon për kreun e Bashkisë

May 26, 2017 | 9:41
SHPËRNDAJE

Pak kohë para mbajtjes së zgjedhjeve për Bashkinë e Kavajës, që sipas paktit Rama-Basha do të jenë në një ditë me zgjedhjet e përgjithshme, Partia Socialiste cakton emër të ri për kandidat në garë.

selia-ps2015_1491827426-4139838

“Panorama” mëson se në garë për Bashkinë e Kavajës PS ka caktuar Dorian Muratin.

Kujtojmë se para paktit mes kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Basha, kur Rama njoftoi tërheqjen nga zgjehdjet në Kavajë, dekretuar për t’u mbajtur në 7 maj, kandidati i PS-së ishte Klodian Shehi, nënkryetari i bashkisës së Kavajës.

Tashmë, më 25 qershor në Kavajë do të përballen edhe PD me kandidatin e saj, Isa Sakja, që mban postin e kryetarit të degës ë PD në Kavajë.

Po dje, LSI ka deklaruar se do të jetë pjesë e garës vendore për Bashkinë, dhe ka njoftuar se garon me doktorin e shkencave, Maksim Konën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura