“Kaubojsi”: Rama, jashtë realitetit. E mposht se më votojnë ministrat e tij

Jan 30, 2016 | 6:41
SHPËRNDAJE

Deputeti “Kauboj”, Eduart Ndocaj ka folur në një intervistë gazmore ditën e sotme në emisionin “Stop” ku ka zyrtarizuar kandidimin e tij për kreun e PS-së, në kongresin e 19 marsit.

Ndocaj tha se ai e mori vesh lajmin e kandidimit nga mediat dhe se është i gatshëm të kandidojë duke mposhtur Ramën dhe duke marrë postin e kryeministrit.

Ai tha se atë do ta votojë baza e shkatërruar e PS-së, ministrat e Ramës dhe i gjithë Jugu i Shqipërisë.

INTERVISTA

A do të kandidosh për kryetar të Partisë Socialiste apo jo?

Unë e mora vesh nga mediat lajmin, por do ta mendoj.

Sot ti bën 3 muaj nga ulja në karrigen e deputetit. Do të ndezim një qiri. Por kur të bësh tre vjet mandat? Shpreh një dëshirë dhe mos kërko kryeministër.

O zot të bëhem kryetar i Partisë Sociale. Po e mendoja!

E ke menduar si do ta fillosh garën?

Absolutisht. Edhe pse ka pak bazë. Partia Socialiste ka shumë anëtarë, por baza ka mbetur e vogël.

Në fakt në PS kishte një aktivitet në Sarandë. Foli një që është etiketuar si Pashai i Jugut. Ndiqe pak ndiqe.

(SINKRON I KOCO KOKEDHIMES)

Po pse ai nuk ka pas vdekë, qenka gjallë prapë?

Cilat do të jenë raportet e tua me Kokëdhimën?

Ai është deputet i thjeshtë. Siç janë 62 deputetët e tjerë, se 64 kanë qenë se dy kanë humb rrugës.

A do të jetë më ai pashai i Jugut?

Jo s’ka më pasha Jugu.

Kush do jetë pika jote e fortë ndaj Edi Ramës?

Do jenë shumë pika. Taksat, që kanë qenë premtimi i 23 qershorit. Do të zbatoj pikë për pikë zotimet e 23 qershorit.

Po si kryeministër ku mendon se Rama nuk po punon mirë?

Ka shumë probleme që Shqipëria dhe Rama ka dalë jashtë realitetit. Baza është shumë e dobët që t’ia komunikojë. Kanë kaluar edhe në servilizëm dhe s’po ia komunikojnë.

Eduart. Kandidati tjetër është Blushi. Kush është pika jote e fortë me Ben Blushin?

Blushi është letrar i jashtëzakonshme. Nuk e shof se do ta marrë iniciativën të jetë kryeministër.

Blushi tha dje se ti je shokë i Edi Ramës, ti punëtor, ai piktor, ndërtues?

E ka nga nostalgjia ai e ka mik për vete. Nuk jam mik me kryeministrin. Përkundrazi, jemi kundërshtarë. Deri më tani s’jemi takuar asnjëherë, vetëm në një lojë bilardo.

Nëse në garë Edi Rama s’do të humbë, do të ketë blerje votash në PS?

Jam bindur se po fitoi Rama do m’i kenë blerë votat.

Nëse gara do bëhet me lekë do ta fitosh këtë?

Po një herë gabon njeriu në jetë….(qesh)

Sa mendon se ke me vete?

Nëse bëhet gara bëhet sot, pjesa më e madhe janë me mua.

Po ministrat e Ramës të mbështesin?

Në një farë mënyrë po.

Ke ministra të Ramës që të votojnë?

Është e padiskutueshme.

Do flasësh çdo gjysmë orë në televizor nëse bëhesh kryeministër?

Jo se s’kam çfarë të them. Do më kërkoni por s’do dal. Do më gjeni vetëm në zyrë.

Mendon se ka ndonjë që duhet përjashtuar nga PS-ja që s’respekton normat?

Po me dekriminalizimin do ikin më shumë se gjysma (qesh..)

Në Sarandë do fitosh ti apo Koço?

Më shumë do fitoj atje se në Veri. Telefonatat e para për kandidimin më kanë ardhur nga Konispoli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura