“Kaubojsi”, letër ambasadorit Lu: Po kërcënohem nga njerëz me pushtet

Feb 7, 2016 | 9:00
SHPËRNDAJE

Deputeti i Lezhës, Eduart Ndocaj i është drejtuar ambasadorit amerikan, Donald Lu me një letër të hapur lidhur me kërcënimet që ai pretendon se ka marrë nga vëllai i ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka.

Ndocaj tha dje se ishte kërcënuar nga i vëllai i Ndokës përmes telefonatave, pasi kishte denoncuar kryesinë e PS-së në Lezhë dhe një sërë problematikash që lidhen me shëndetësinë në zonën ku ai është zgjedhur deputet.

Ai ka vënë në dijeni edhe ambasadorin amerikan për kërcënimin e marrë. Në letrën e hapur dërguar ambasadorit, Ndocaj shkruan se pushteti është i lidhur me mafien dhe se çdo qytetar shantazhohet dhe ka frikë të denoncojë.

Më poshtë është letra e plotë e Ndocajt, i cili garon edhe

LETRA

“Letër e Hapur

Drejtuar: SH.T.Z. Lu, Ambasador i SHBA

Eduart-Ndocaj-foto-I nderuar, SH.T. Z. Ambasador Lu, së pari gjej rastin tu përgëzoj për rolin e rëndësishëm që keni dhe po bëni në proceset demokratike të Shqipërisë, në procesin e dekriminalizimit dhe së Fundi edhe për Reformën në Drejtësi.

Unë, që ju drejtohem me këtë letër jam Eduart Ndocaj, Deputet i Republikës së Shqipërisë i ardhur në Parlament si pasojë e dekriminalizimit

Ç’është e vërteta, duke qenë se jam Deputet, një privilegj për nga misioni, por shumë e vështirë për tu ushtruar si duhet për kohët që jetojmë, nuk duhet të ishte e nevojshme që të komunikoja me ju përmes kësaj letre të hapur, sepse ekzistojnë e duhet të ekzistojnë mekanizmat institucional.

Arsye që vendosa të shkruar publikisht lidhet me faktin se shqiptarët I ka pllakosura frika si në kohën e Regjimit Hoxha, por me një ndryshim të madh, në atë kohë kishim një regjim totalitare, ndërsa sot kemi një pushtet që ka lidhje të ngushtë me mafien e përmes mekanizmave mafioze shantazhon qytetarët e këdo që guxon të thotë e të mbroj të vërtetën.

Nga moment që kam marr mandatin e Deputetit dhe jo vetëm, kam qëndruar sa kam pasur mundësi pranë qytetarëve nën nevojë dhe pranë problematikave të tyre. Kam denoncuar me forcë çdo lloj formë abuzimi me pushtetin, mos funksionimin e institucioneve, mos funksionimin me efikasitetin e kërkuar të shërbimeve spitalore.

Megjithatë, këto janë vetëm një maje ajsbergu në Shqipëri, ku ne jetojmë e duhet të jetojmë.

Dje, pasi përmes një reagimi në faqen time zyrtare të facebook denoncova dhe kritikova marrjen peng të PS-Lezhë, procesin zgjedhor vetëm pak orë më vonë u morë nga të gjitha mediat duke u publikuar, marr një telefonatë kërcënuese të tipit mafioz.

Kjo telefonatë me erdhi nga persona që kanë lidhje me pushtetin e siç duket kanë qejf edhe krimin.

Me personat që më kanë kërcënuar dhe tashmë kam bërë edhe denoncim në organet përkatëse, nuk kam pasur kurrë dhe kurrë përplasje personale apo për motive personale. Pra, unë jam kërcënuar për shkak të detyrës si Deputet i Republikës së Shqipërisë.

I nderuar SH.T.Z. Lu është e turpshme dhe e rrezikshme në të njëjtën kohë që sot, Politika shqiptare ka lidhje të forta me grupet mafioze dhe grupet mafioze kanë lidhje dhe interesa të ngushta me politikën.

Shqipëria, sot duke u nisur nga ngjarjet e vitit 2015 dhe me këto që po ndodhin në fillim të vitit 2016 janë të rënda, të rrezikshme dhe dëshmojnë rreziqet reale që i kanosen shoqërisë, politikës dhe pushtetit.

SH.T.Z. Ambasador, Shqipëria ka nevojë për një proces të thellë dekriminalizimi, për një reformë serioze dhe të panjëanshme në drejtësi dhe po ashtu për Byronë e Hetimit.

SH.T.Z. Ambasador, unë falënderoj Ju dhe SHBA për kontributin e jashtëzakonshëm që po jepni në demokratizimin dhe në konsolidimin e Shtetit të Drejtës.

Ne jetojmë në një vend ku pa asnjë lloj problemi kërcënohen edhe Deputetë, bëhen vrasje në mes të ditës, në çdo kohë, në çdo vend. Kjo nuk është Shqipëria që meritojmë dhe duam.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura