“Katrori i Pushtetit”/ Budina: Seriali synon të ringjall besimin te media dhe gazetaria, mbeten instrumenti i vetëm për të rrëfyer të vërtetën

Nov 3, 2021 | 15:21
SHPËRNDAJE

Katrori i Pushtetit11“Katrori i Pushtetit” është seriali më i ri shqiptar i dedikuar lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes në vendin tonë.

Ditën e sotme është prezantuar premiera e këtij seriali me regjisor Robert Budinën. Gjatë promovimit të këtij produksioni, i  cili ka në fokus median dhe funksionimin e saj në Shqipëri, Budina u shpreh se  eksperienca e tij profesionale dhe njerëzore, në përballje me mekanizmin e katrorit të pushtetit, ishte burimi prej nga ai mori ngacmimin për të rrëfyer shqetësimin si krijues, mbi mënyrën se si katrori i pushtetit shfaqet në jetën tonë të përditshme.

“Përtej realitetit, ky projekt synon të ringjall besimin se media dhe gazetaria mbeten instrumenti i vetëm për të rrëfyer të vërtetën në favor të interesit publik pa kompromis.” – thekson regjisori Robert Budina.

Katrori i Pushtetit

Seriali “Katrori i Pushtetit” i financuar nga Bashkimi Europian ka për qëllim edukimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve mbi rëndësinë e lirisë së medias. Producentja Sabina Kodra dhe drejtorja ekzekutive e Rrjetit “Barazi në Vendimmarrje”, Edlira Çepani theksuan gjatë konferencës për mediat se “vendosja në fokus këtë herë i medias shqiptare, në veçanti i sfidave që përjetojnë çdo ditë, vajzat dhe gratë në fushën e medias, synon të nxis diskutimin për një media të lirë dhe gjithëpërfshirëse. Diskutim, i cili do të jetë burim i rëndësishëm për rekomandime dhe nisma të tjera që mbështesin fuqizimin e mediave të lira”.

Personazhet e serialit janë Ema Andrea e cila luan rolin e (Elvës, tek të pesëdhjetat), Dasara Xhangolli që luan rolin e (Gentianës, 35 vjeç) dhe Sara Smaja (Nina 25 vjeç) janë tre gazetare të një televizioni informativ, të cilat bëhen bashkë për të hedhur dritë mbi tri ngjarje kriminale që ndodhin në vend, në të njëjtën kohë.

Katrori i Pushtetit1

Në kërkim të fillit që i bën bashkë interesat e biznesit me ato të politikës dhe botës së krimit, të tre gazetaret do të ekspozohen, secila në formën e vet me pasoja të rrezikshme për shkak të profesionit. Jetët e tyre kalojnë nëpër sfida të forta, jo vetëm në karrierë por edhe në familje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura