“Katrahura me aksin Milot-Balldren”, Ish-deputeti: Anulimi i koncesioneve është i mundshëm

Nov 19, 2019 | 11:09
SHPËRNDAJE

 

Foto-Milot-Balldren-1-300x225Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu beson se anulimi i kontratave koncesioneve të nënshkruara nga qeveria mund të realizohet.

Spahiu shpreh bindjen se këto kontrata janë të mbushura me parregullsi, sikurse ka konstatuar edhe KLSH në rastin e rrugën Milot-Balldren.

“Anullimi i kontratave koncesionare të Rilindjes është mese i mundshëm. Jam i bindur se ato janë të mbushura me parregullsi e shkelje, siç ka konstatuar edhe KLSH rastin e Milot-Balldren”, shkruan ish-deputeti, në rrjetin social Facebook.

Spahiu e ka shoqëruar postimin e tij edhe me një artikull të botuar nga revista Monitor, ku shkruhet se KLSH ka gjetur të dhëna të ndryshme në një tabelë që ka të njëjtin numër regjistrimi, në të cilën vërehet se si kanë ndryshuar shumat dhe afatet e financimit të segmentit nga furnitorët.

Më tej thuhet se shifrat e ndryshme në njëjtën shkresë me të njëjtën numër regjistrimi tregojnë për ndërhyrje të paligjshme që cenojnë integritetin e të dhënave dhe shifrave të mëparshme të studimit të fizibilitetit.

KLSH pohoi se për qëllime të analizës u mor në konsideratë tabela e botuar nga Kuvendi i Shqipërisë, për aksin Milot-Balldren.

perparim Spahiu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura