“Kathimerini”: Droga nga Shqipëria po na “mbyt”, ja shifrat

Aug 17, 2018 | 12:41
SHPËRNDAJE

Sasite e medha te droges qe vijne nga Shqiperia, alarmojne Greqine. Kathimerini ne nje shkrim te poistuar se fundi ka nxjerre shifrat e sasive te lendes narkotike te kapura qe vinin nga Shqiperia.

droga1

“Kemi rritje të mprehtë në konfiskimin e drogës, kryesisht kanabis, e cila arriti 232%, ne dy vitet e fundit në Epir dhe pavarësisht zbulimit te vazhdueshëm dhe gjurmimit pergjate kufirit greko-shqiptar, ka ende shume volum dergimi. Per kete arsye nuk është një ekzagjerim të thuhet se droga “mbyt” në vitet e fundit zonen”-shkruan gazeta greke.

Sipas saj, policia ka arritur në përfundimin se tregtarët e drogës shfrytezojne kanalin mes Shqiperise per dergimin e droges e cila me pas shkon në pjesën tjetër të Ballkanit, Evropës, nëpërmjet Italisë dhe madje edhe Turqisë.

droga2

Sipas shifrave për vitin 2016, policia greke ka sekuestruar në zonën e Epirit 2.7 ton hashash, ndërsa në 2017 u bllokuan ishte 9.2 ton. Ndërkohë, deri më tani për vitin 2018 janë kapur 961 kg drogë në Janinë dhe 300 kg në zonën e Thesprotisë, ndërsa nga aksionet janë arrestuar 306 persona, kryesisht shqiptarë.

droga

Një pjesë e operacioneve realizon në kufirin e gjelbër. Por nëse të dyshuarit kalojnë prefekturën e Janinës, atëherë policia mobilizohet kryesisht në Arta ku përmes postblloqeve arrestohen në flagrancë transportuesit e drogës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura