Katerina e “BB”: Chris Brown, mashkulli më seksi që kam parë

Jul 27, 2016 | 15:46
SHPËRNDAJE

Mbërritja e të famshmit Chris Brown në Shqipëri dhe koncerti i tij në Durrës pushtoi rrjetet sociale, duke u pasuar me komente të tipit që ai u soll me arrogancë në skenë, pasi u injorua nga publiku. Katerina Shkëmbi, e njohur nga formati “Big Brother 7”, është një prej fanseve të tij që e ndoqi nga afër koncertin në fjalë.

“Ishte diçka e jashtëzakonshme të shihje një këngëtar me famë botërore si ai mbi skenën e club-it veror ‘Cinco Cavalli’ në Durrës. Publiku mezi priste që mbreti të shfaqej dhe të digjte skenën”, tregon ajo. Në lidhje me sjelljen e tij prej djali problematik dhe të pasjellshëm, siç u komentua në mediat sociale, ajo përgjigjet: “Ishte e vështirë ta takoje personalisht, të kishe një prekje dore, apo dhe të bëje foto me të. Por në skenë ishte i lirshëm dhe në kontakt me publikun.

kate1

Nuk tentova ta takoja sepse mjaftoi fakti që e dëgjova teksa këndonte live, dhe prezenca e tij në skenë. Nuk e di se cilat ishin femrat që mundën ta takonin sepse ishte e vështirë, pasi koncerti organizohej nën masa të rrepta sigurie për të shmangur çdo lloj sherri apo incidenti tjetër. Di të them që ishte shumë seksi në çdo performancë apo sjellje të tij.

Ishte i bukur, tërheqës e plot stil dhe ia vleu bileta 50 euro që pagova (në rastin tim) për ta ndjekur nga afër”. Ardhja e këngëtarit të famshëm amerikan, Chris Brown, në Tiranë u shoqërua me komente për sa u përket çmimeve të shtrenjta të tavolinave në zonën VIP, që arritën shifrën deri në 3 mijë euro.

Koncertin e Shqipërisë ai e bëri të ditur në profilin e tij të “Instagram”-it, ku shprehte madje dhe entuziazëm. Që në momentin e parë që zbriti në Aeroportin e Rinasit, ranë në sy masat e rrepta të sigurisë, në mënyrë që gjithç- ka të shkonte vaj me reperin. /PANORAMA PLUS/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura