Katërfishimi i çmimit të energjisë elektrike/ Meta thirrje qytetarëve: Kujdes, monitoroni sahatët nga ndërhyrjet e patronazhistëve të OSHEE

Sep 26, 2022 | 15:06
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se rritja e çmimit të energjisë elektrike, që nga 1 tetori do të katërfishohet me vendosjen e fashës 800 kë/h, do të prekë mijëra familje shqiptare.

meta rama

Në një postim në rrjetet sociale, Meta i bën thirrje qytetarëve të thjeshtë që të jenë të kujdesshëm.

Meta u kërkon të monitorojnë “vazhdimisht sahatët nga ndërhyrjet e patronazhistëve të OSHEE për t’i mbifaturuar!”.

POSTIMI I PLOTE

Rritja abuzive e çmimit të energjisë elektrike do të prekë mijëra familje shqiptare.

Qytetarëve të thjeshtë që rrezikojnë sidomos nga vendosja e fashës 800kw në muaj ju bëj thirrje të tregojnë kujdes dhe të monitorojnë vazhdimisht sahatët nga ndërhyrjet e patronazhistëve të OSHEE për t’i mbifaturuar!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura