Katër yje në radarë për Interin, paguajnë Ikardi & Co.

Dec 1, 2019 | 22:49
SHPËRNDAJE

Një ishull thesari qëndron në horizontin e Interit, por mund të arrihet vetëm në verë. Ndërkohë, në klubin zikaltër po nisin të bëjnë llogarinë e para dhe disi emocionet kanë filluar, me sytë nga përforcimet aq të çmuara për Antonio Konten.

Konte

Duke konsideruar vetëm pjesën që po luan në huazim, arrihet thjeshtësisht te kuota 150 milionë euro, pa marrë parasysh kursimin te pagat. Mes yjeve spikat Mauro Ikardi me 70 milionë eurot e shlyerjes së akorduar me PSG-në; më pas vijnë Gabigol (25-30 milioni), Perisiç (20), Zhoao Mario (18) dhe Naingolan (15). Vetëm situata e sulmuesit brazilian do ketë zhvillime të shpejta, meqenëse huazimi te Flamengo skadon në fund të dhjetorit.

NË HYRJE – Duke kaluar te blerjet: është e qartë se administratori Xhuzepe Marota dhe drejtori sportiv Piero Auzilio do ballafaqohen me Konten pas ndeshjes në Champions kundër Barcelonës. Normalisht strategjia për janarin do varet nga një kualifikim i mundshëm në 1/8-a.

kulu

Me arkëtime të shtuara, synimet mund të shtohen, por është e qartë që pronësia preferon lojtarë me perspektivë, jo zgjidhje “të sajuara”. Ndaj Marota flet gjithmonë për “okazione”. Një linjë që drejtuesi shpreson të mbështetet nga trajneri, duke e ditur shumë mirë sa rëndësi ka miratimi i tij.

emerson-palmieri-chelsea_1t7s3la3jrevs15ftodiduzbpy

Në këtë profil emri që mund t’i vendosë të gjithë dakord është Dejan Kulusevski, mesfushori suedez i Atalantës i huazuar te Parma: kushton 40 milionë dhe mund të tentohet që në janar, pavarësisht se klubi verdheblu do bëjë me siguri rezistencë. Ndërkohë, në perspektivë rikthehet në aktualitet Sergej Milinkoviç-Saviç, i vlerësuar së paku 80 milionë. Mbetet ëndërr.

Auba

Më konkret është emri i Emerson Palmierit, i cili nuk po rinovon kontratën në skadencë me Çelsin në 2020-ën. Emri i fundit është i Pier-Emerik Obamejang, sulmuesit të Arsenalit: do tentohet nëse Barcelona paguan 111 milionët e klauzolës së Lautaros.

sergej-milinkovic-savic-lazio-940x530

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura