Katër vjet pas marrjes së detyrës, Drejtoresha e AZHBR: Institucioni është rimëkëmbur,  standard i ri për shërbimin ndaj fermerëve dhe sipërmarrësve  

Jul 18, 2021 | 10:23
SHPËRNDAJE

Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, AZHBR, Frida Krifca, shprehet se ky institucion është rimëkëmbur duke krijuar një standard të ri në shërbim të fermerëve dhe sipërmarrësve.

azh99

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, katër vjet pas marrjes së detyrës Krifca thotë se angazhimi në AZHBR e lejoi të mobilizojë transformimin më rrënjësor dhe më me impakt, në karrierën 22-vjeçare në sektorin privat dhe institucione ndërkombëtare.

Falë punës ngulmuese të ekipit dhe marrëdhënies së besimit me fermerët dhe sipërmarrësit, ka mundur të vendosë themele të patundshme dhe ecën përpara në një rrugë pa kthim”, shprehet drejtoresha e AZHBR.

Mesazhi i plotë

Sot, kater vjet me pare, mora detyren e drejtueses se Agjencise per Zhvillim Bujqesor dhe Rural (AZHBR). Hera e pare ne administrate publike, detyre te cilen e mora me pergjegjesi e qe mesova pertej çdo veshtiresie, ta dua fort.

Angazhimi ne AZHBR me lejoi te mobilizoj transformimin me rrenjesor, me impakt, qe kam mundur te kryej ne karrieren time njezetedy vjeçare kaluar ne sektor privat dhe ne institucione nderkombetare zhvillimi.

U mundesua rimekembja e nje institucioni qe krijoi nje standart te ri per sherbimin ndaj fermereve dhe sipermarresve ne bujqesi e turizem rural. Institucion qe punoi fort per tu vetpermiresuar, me efektivitet mes veshtiresive e sfidave te medha per ngritjen e sistemeve, rritjen e transparences dhe procedurave per te mundesuar levrimin e fondeve te huaja qe do te sillnin transformimin ne sektor. Nuk flas sot me shifra por me emocion.

Kemi shume pune per te bere, sigurisht. Shume me teper do bejme per te shkuar aty ku Shqiperia rurale do te jete. Por, ajo qe me gezon ne keto momente reflektimi eshte se #AZHBR, fale punes ngulmuese te ekipit dhe marrdhenies se besimit me fermeret dhe sipermarresit, ka mundur te vendose themele te patundeshme dhe ecen tashme perpara ne nje rruge pa kthim.

Eshte privilegj i jashtzakonshem te mund te ndikosh nepermjet punes, procesin e zhvillimit te pandalshem qe eshte bere realitet ne kete sektor. Sektor qe perfaqsohet nga pjesa me e madhe e popullates ne vend. Njerez qe punojne dite e nate, duan zhvillimin, qe perbejne fuqi reale kontribuese ekonomike dhe vlerash ne vendin tone.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura