Katër simpatizantë të PD rrahin militantin e PS-së: Mos merr pjesë në fushatë

Jun 14, 2017 | 23:19
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kavajë ditën e sotme, teksa një person është rrahur nga katër të tjerë për motive politike.

sherriAi është Alban Tafa 30 vjeç, i cili është rrahur nga katër persona që i kanë kërkuar të mos marrë pjesë në fushatë.

Të arrestuarit janë:

  • Zaim Borakaj, 31 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë.
  • Brikel Xhihani, 30 vjeç, banues në Kavajë.
  • Aurel Xhani, 43 vjeç, banues në Kavajë.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit:

  • G. K., 37 vjeç, banues në Kavajë

Autorët mesohet se jane simpatizante te PD-se, ndersa i sulmuari ka qene pjese e LSI-se dhe me pas ka kaluar te PS-ja.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë  Kavajës, është paraqitur shtetasi, A. T., 30 vjeç, banues në Kavajë, i cili ka kallëzuar se më datë 14.06.2017, rreth orës 12:30, në Lagjen Nr 4, Kavajë është dhunuar edhe kanosur nga shtetasit e sipër përmendur me qëllimin që shtetasi A. T., të mos angazhohej në fushatën elektorale të një subjekti politik.

Nga kqyrja fizike që i është bërë shtetasit A.T, ka rezultuar se ka patur dëmtime në pjesën e fytyrës dhe krahut të djathtë, por pa rrezikshmëri për jetën.

Materialet proceduriale do ti kalojmë  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj  pjesmarrësve në zgjedhje”, parashikuar nga Neni 329/3 I Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura