Katër shqiptarë rrëmbejnë francezen në hotelin luksoz, i grabisin 2 milionë euro, por diçka shkon keq (foto+video)

Jul 16, 2018 | 23:28
SHPËRNDAJE

Kanë rënë në prangat e policisë italiane katër shqiptarë të moshave rreth 20 vjeç, me precedentë të mëparshëm penalë, pasi kanë realizuar një grabitje në një hotel luksoz në Milano.

rapina-U43500633628465k0C-U3000518354815fVE-1224x916@Corriere-Web-Milano-593x443

Por jo cdo gjë ka shkuar sic deshën ata. Përvecse u zbuluan dhe përfunduan pas hekurave, paratë e grabitura ishin false.

Paratë i kishte në cantë një 21 vjeçare franceze, e cila edhe për vete u fut në telashe, pasi u rrëmbye nga 4 shqiptarët që i morën paratë. Ajo kishte organizuar një takim me disa biznesmenë të huaj, dy prej të cilëve indianë, me të cilët do shkëmbente paratë, duke i futur ata në kurth sepse nga 2 milionë euro, vetëm 65 mijë ishin para reale që mbulonin dhe pjesën tjetër të kartëmonedhave, të gjitha të falsifikuara.

Shqiptarët e arrestuar janë Françesk Gjoni, 22 vjeç, Artur Vrapi, 24-vjeç, Fatjon Gjini, 27 vjeç dhe Kristjan Tarja, 24 vjeç.

Shqiptarët u larguan me një Alfa Romeo 147. Policia iu vu nga mbrapa dhe nisi ndjekjen me shpejtësi nëpër rrugët e Milanos, derisa shqiptarët u kapën. Mediat italiane shkruajnë se ata u informuan nga dikush që ishte në dijeni të valixhes me para, megjithatë ata nuk i informuan për faktin se këto para ishin të falsifikuara.

5b4cb7d1aa324kristjan traja 5b4cb7e164fa5fation gjini 5b4cb7ef98793artur vrapi 5b4cb7ffe6b04francesk gjoni

Vajza franceze, sipas mediave italiane, dyshohet se planifikonte të mashtronte biznesmenët duke u blerë atyre pasuri të patundshme apo sende të çuara.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura